Pas padisë që ngriti Ukrainë, Gjykata e Hagës, do të hapë një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia. Lajmin e ka bërë të ditur prokurori i ICC, i cili tha se ka një bazë të fortë për të nisur hetimet rreth kësaj masakre.
“Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se si krimet e supozuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë.
Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që janë kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”, tha Karim AA Khan, prokurori i ICC. Kujtojmë se edhe vetë populli rus ka dalë kundër vendimit të Putin për të pushtuar Ukrainën.