Rasti i Kumanovës skenari i gatuar nga Presidenti Ivanov? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rasti i Kumanovës skenari i gatuar nga Presidenti Ivanov?

12:50 | 29/06/2016
në Kosove Rajon
0

Prokuroria Speciale duhet të arrestojë Sinisha Alesovskin dhe Shenasi Mehmetin, pasi kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë hartuar dokumente zyrtare për rastin, pasi ka ndodhur ngjarja e Kumanovës.

Nga Urim Gjata

Sinisha Alesovski, i cili është një nga njerëzit më të besuar Presidentit Ivanov, është i përfshirë direkt në disa ngjarje, ku janë goditur shqiptarët, është dëmtuar imazhi i tyre dhe është kërcënuar jeta e qytetarëve në Maqedoni. Ai ka gisht në ngjarjet e Monstrës dhe Kumanovës. Po cili është roli i Ivanovit?

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Në muajin prill 2012, një ditë përpara se të realizohej aksioni i policisë “Monstra”, Sinisha Alesovski është takuar me të akuzuarin kryesor për vrasjet në Smillkovc, Alil Demiri, i cili është larguar nga vendi pas këtij takimi. Të jetë rastësi vallë?

Ngjarja e Kumanovës është gatuar nga Sinisha Alesovski me ndihmën e Shenasi Mehmetit, këtij shqiptari që zbaton urdhrat e Alesovskit vetëm për përfitime në para dhe karrierë. Në rastin e incidentit të Goshincës, në stacion janë dërguar më shumë armë nga Sinisha Alesovski dhe Shenasi Mehmeti, të cilët janë organizatorët e këtij skenari ugurzi.

Sulejman Osmani ka qenë bashkëpunëtori i Sinisha Alesovskit brenda grupit të Kumanovës. Një plak 60 vjeçar që i “arratiset” policisë, për më tepër i lidhur me pranga?! A duhet të japë përgjigje dhe llogari ky person për rolin e tij në këto ngjarje me impakt të rëndësishëm në zhvillimet dhe në sigurinë e jetës së qytetarëve në Maqedoni? Prokuroria Speciale e kanë në fokus arrestimin e Sinisha Alesovskit, por ky i fundit ka mbështetjen e Presidentit Ivanov.

Prokuroria Speciale duhet të arrestojë Sinisha Alesovskin dhe Shenasi Mehmetin, pasi kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë hartuar dokumente zyrtare për rastin, pasi ka ndodhur ngjarja e Kumanovës.

Sinisha Alesovski nuk shfaqet armiqësor vetëm me shqiptarët, por me të gjithë faktorët, që kërkojnë ndryshim të situatës dhe integrimin e vendimit në strukturat euro-atlantike.

Në fund tëprillit 2016, gazeta “Dnevnik” ka filluar botimin e një serie shkrimesh të gazetares MirkaVeliçkovska, të cilat kanë për qëllimin formimin e publikut me organizatorët, planet, qëllimet e protestave të opozitës maqedonase.

Mirka është lidhje e Sinisha Alesovskit, këtij pro-rusi dhe antishqiptari të tërbuar. Ata shkojnë më tutje duke aluduar se përpjekjet për lëvizje demokratike në Maqedoni, njohje të drejtave të shqiptarëve dhe etnive të tjera në Maqedoni janë puç i kurdisur në Perëndim. Mirka është një gazetare pro-qeveritare nacionaliste, anti-Perëndimore, anti-NATO dhe pro-ruse e deklaruar. Në këto shkrime, ata përpiqen të lidhin fakte e personazhe dhe të krijojë idenë tek publiku maqedonas të një komploti, nga grupe interesi e shërbime të huaja, të cilat po përdorin opozitën dhe OJF maqedonase për të përmbysur Nikolla Gruevskin dhe njëkohësisht identitetin maqedonas.

Në artikullin e datës 25.04.2016, me titull “Oz magjistari”, ajo shkruan se veprimi i Presidentit Gjorgje Ivanov i datës 12.04.2016 ka patur qëllim ndalimin e një grushti shteti në Maqedoni. Sipas saj, më datë 13.04.2016 ishte planifikuar, që me urdhër të Prokurorisë Speciale të arrestohej Nikolla Gruevski dhe tre bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Operacioni i arrestimit të tyre do të quhej “Teflon”. Për këtë ishte në dijeni ambasadori i SHBA në Maqedoni, Jess Bejli, i cili kishte biseduar edhe me gjyqtarin, që do ta linte Gruevskin, në burg.

Protestat e mbështetësve të tij do të administroheshin nga faktori ndërkombëtar, i cili do të shpallte një lloj protektorati në Maqedoni. Veprimi i Gjorgje Ivanov bëri që ky plan të dështonte.

Mirka shkruan se ajo që ndodh në Maqedoni është tentativë për të përmbysur një qeveri legjitime është vepër e një “krahu” të CIA, i cili ka mbështetjen e George Soros dhe USAID. Për këtë qëllim, ai financon dhe mbështet opozitën maqedonase me në krye LSDM dhe OJF majtiste. Ky “krah” kërkon të shtrijë influencën e tij në Ballkanin Perëndimor dhe Afrikën Veriore, pasi klani Madlene Olbright & Wasly Klark kanë shtënë në dorë ministrat e Kosovës dhe John Kerry ka marrë zotërimin e Ukrainës Perëndimore.

Ku dhe nga kush ideohen këto shkrime? Këto shkrime gatuhen në Presidencë dhe mbajnë firmën e Sinisha Alesovskit. Ato redaktohen në Moskë, pasi Presidenca dhe VMRO kanë orientim nga lindja.

Ata urrejnë përpjekjet e shqiptarëve dhe opozitës maqedonase për integrimin euroatlantik.

Etiketa: gazeta "Dnevnik"Gjorgje IvanovJess BejliKumanovaMirkaVeliçkovskaNikolla GruevskiShenasi MehmetiSinisha AlesovskiUrim Gjata

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Sikur të arrije pesë minuta më vonë? Foto LSA

Sikur të arrije pesë minuta më vonë? Foto LSA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com