Një person ka gjetur vdekjen dhe 7 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm.
Një furgon me targë AA050EK, me drejtues shtetasin me iniciale M.H., 22 vjeç, banues në Fier është përplasur me traversën anësore. Shkak mendohet të jetë bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.