Shpëtuam, e demaskuam Altinin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpëtuam, e demaskuam Altinin

12:30 | 29/06/2016
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Udhëheqim të tërë nga një portal e diku pas mesnate futemi në Google Analytics të qëmtojmë klikimet ditore, ku ka patur më shumë, ku është ndjekja më e madhe. Kjo është arsyeja që faqet janë të mbushura me të njëjtat lajme për vajza dhe djem të Shqipërisë apo të botës, të cilët u bë do kohë që përdorin pak tesha. Natyrisht, kanë sukses lajmet e bulevardit, videot e shkurtra, ato që i quajmë ekskluzive dhe i markojmë me logot tona. E tillë ishte video, kur Altin Bramllari dhe i biri, të cilët në film janë dy pika, rendin për t’i shpëtuar një tjetër pike që është polic. Më pas u zbardh biseda e Altinit me policët dhe tash ka nisur gjyqi popullor alla Fronti Demokratik.

Unë shkruajta për këtë ngjarje dhe u kapa tek arroganca e panevojshme që ushtrohet në rrugë. Jam i ndërgjegjshëm që dhuna, të sharat, keqtrajtimi i gjindjes nuk është një dukuri e përgjithshme, por arroganca e pushtetit është karakteristika më tipike e atyre që e ushtrojnë pushtetin. Publikimi i policisë, jashtë konteksit, i një bisede emocionale e një prindi që mbron të birin, gjyqi popullor demaskues, është një tjetër shenjë tipike e frikës që shkakton arroganca. Nuk më intereson cili është Altin Bramllari, por mënyra se si raportohen autoritetet me të. Kjo ideja e filmimit, kameras së fshehtë në çdo qelizë të shoqërisë, jo vetëm e ka nxjerrë edhe shpikësin Filip Çakuli pa punë, por i ka kthyer hafijet në moral kombëtar.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Pse një zotëri burrë dhe i biri ja mbathin, nëse e marrim për të vërtetë atë punën e pikave që rendin? Kanë frikë, ndaj shkojnë. Kë kanë frikë? Autoritetin e shtetit. Këtë i thoja para katër vjetësh ministrit të atëhershëm, kur këto ekspeditat ndëshkimore të paraqiteshin në rrugë. Këtë po mundohesha t’i sqaroja një tjetër zyrtari të lartë dje, tek komunikoja pas shkrimit që kisha bërë. Si ka mundësi që një qytetar tipik, pagues i taksave, ka kaq shumë frikë, tek e fundit edhe kur nuk ka paguar një gjobë?

Për hir të vërtetës më thonë që në mënyrë taksative ligji thotë që makina duhet të shkojë në pikën e bllokimit. Më shtojnë që djali është mbyllur në makinë 20 minuta derisa ka ardhur i ati. Kjo është konsideruar rezistencë ndaj policisë. Pra, nëse ngujohesh, nuk reagon quhet rezistencë. Ligji është e vërtetë që e parashikon mjetin në pikë bllokimi, por nuk e thotë që duhet të jetë vetë shoferi ta çojë, sepse nëse e thotë këtë, ligji paska rrëshkitur. Makina bllokohet, vjen carro attrezzi që e çon në vendin e duhur, kundravjatësi paguan edhe gjobën, edhe mjetin dërgues dhe kaq. Ka shumë gjasa që shoferi mund të jetë i tronditur, nuk i jep dot më mjetit. Do e çojmë me zor në pikë bllokimi? Pse tek e fundit dikush nuk i mbajti patentën gjersa të paguante gjobën dhe e mbyllte këtu këtë histori? Ky ndoshta është një sqarim që nuk duhet të përzihem, por ja që mendja më rri atje qysh kur komunikova me zyrtarin, të cilin e konsideroj edhe të njohur. Nuk po ja them emrin, sepse si në rastin e Altinit do na dalë që shtetarët nuk pyesin për miqësi. Dhe ku? Në Shqipëri.

Unë mendoj që në vendin tonë ndërrohen qeveritë, kur shfaqin frikën në formën e arrogancës. Atëherë është zvjerdhur dëshira e tyre për të qeverisur, ndaj zgjedhin rrugën e shkurtër të imponimit të pushteteve, ndërsa mediat u bë kohë që kanë hallin e Google Analytics në mesnatë.

Etiketa: Altin Bramllariarrogancacarro attrezziekskluziveEnkel DemiFilip ÇakuliGoogle Analytics

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Vapë, shumë vapë Foto LSA/ Malton Dibra

Vapë, shumë vapë Foto LSA/ Malton Dibra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com