“Arritët fitoren kryesore për të na provuar të gjithëve se kur jemi bashkë, jemi të pamposhtur, mund t’iadalim dhe mund të fitojmë çdo betejë”
Pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit, djemtë e ko0mbëtares shqiptare kanë ndalur para bashkisë së Tiranës. Atje janë pritur në një ceremoni të veçantë nga kryebashkiaku Erjon veliaj i cili me emocione shprehu mirënjohjen e kryeqytetit për kombëtaren shqiptare të futbollit. “Fitorja më e madhe që kemi ne si shqiptarë kudo ku jemi, në Shqipëri, Kosovë, Preshevë, Maqedoni, Çamëri, është mundja e mentalitetit,i cili thotë që ne nuk ia dalim, që dështojmë, që nuk dimë të organizohemi. Arritët fitoren kryesore për të na provuar të gjithëve se kur jemi bashkë, jemi të pamposhtur, mund t’iadalim dhe mund të fitojmë çdo betejë”, tha Veliaj.
Kapiteni i skuadrës kombëtare, Lorik Cana, pasi mori “Çelësin e Qytetit”, falenderoi të gjithë shqiptarët për mbështetjen e madhe që i dhanë skuadrës, jo vetëm në shkallët e stadiumeve, por edhe kudo ku ata jetojnë. “Ju falenderoj në emër të ekipit për mbështetjen e vazhdueshmedhe gjithashtu për pritjen. Sigurisht, ne kemi një atdhe dhe patjetër që Tirana ështëkryeqendra e saj dhe çdo herë kur jemi këtu e ndiejmë veten si në shtëpinë tonë. Edhe njëherëshumë faleminderit dhe shpresojmë të vazhdojmë edhe më tej, sikurse ekipi kombëtar,sikurse vendi dhe kryeqyteti ynë!”, u shpreh i emocionuar Cana.
Ndërkohë, trajneri Gianni de Biasi vlerësoi lojën e futbollistëve të kombëtares dhe theksoi seata janë shembull për çdo të ri shqiptar. “Besoj se shembulli i këtyre djemve është njëshembull i rëndësishëm për shumë të rinj që duan të besojnë në një të ardhme ndryshe, dhe seme vendosmëri mund të gjejmë hapësira te reja në jetët tona. Një urim për të gjithë shqiptarët,të gjithë djemtë, për një të ardhme më të mirë!”, u shpreh De Biasi.