Në mbledhjen që po zhvillonte me strukturat e degës së PD-së , nr.12 në kryeqytet. Lulzim Basha shigjetoi edhe Sali Berishën. Ai tha se Berisha nuk mundi t’i vinte dinjitetin PD dhe se po sulmon partinë e tij sepse nuk pranon dot një mendim ndryshe.
Sakaq, me tone të ashpra ai tha se Partia demokratike nuk është prona private e askujt, por pasuri e shqiptarëve. “Kryetari që zgjidhni me një anëtar një votë ka disa përgjegjësi dhe po si mbajti ato përgjegjësi, s’po bën detyrën. Po as kryetari dhe askush tjetër nuk mund ti mbivendosët dinjitetit të askujt prej jush. As duke sharë, as duke i fyer, as duke i shpifur, sepse nuk i pëlqen mendimi ndryshe që ka.
Nuk ka të tillë, pse? Sepse Partia Demokratike nuk është pronë e askujt dhe nuk duhet të jetë pronë e askujt. Sepse ndoshta ka pasur momente, ndoshta edhe në këtë zonë që është dukur si pronë e dikujt. Jo. Partia Demokratike nuk është pronë private dhe nuk do të jetë kurrë pronë private. Është pasuri e demokratëve, është pasuri e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Basha. Ndër të tjera, Basha tha se tashmë PD po luan rolin e saj të vërtetë si opozitë dhe nuk dorëzohet para sulmeve ngado që vijnë ato