Që nga dita e djeshme qyteti i Korçës dhe zonat përreth kanë mbetur pa energji elektrike për shkak se linjat janë dëmtuar nga moti i keq. Bëhet me dije se OSHEE ka tentuar të rregullojë linjën vetën në qytet, por sërish që nga orët e vona ka shkëputje të herë pas hershme të energjisë elektrike dhe kjo ka sjellë dëme të mëdha të tek bizneset, pasi siç dihet qyteti i Korçës është mjaft i frekuentuar nga turistët.
Bizneset tregojnë se për shkak të mungesës së energjisë elektrike turistët kanë anuluar rezervimet, ose kanë qëndruar vetëm pak dhe janë larguar.
Më keq shfaqet situata në zonat e tjera, pasi rrugët janë pothuajse të bllokuara nga dëbora dhe është më e vështirë ndërhyrja për të riparuar linjat elektrike. Edhe në këto fshatra janë anuluar shumë rezervime nga turistët. Prandaj bizneset i bëjnë thirrje OSHEE të rikthejë sa më parë energjinë elektrike.