Barcelona është mysafire në Napoli ku po luhet akti i dytë i raundit të 1/16-ve në Ligën e Europës, ku të dyja ekipet do të kërkojnë vetëm fitoren. Nuk kishte histori takimi me rezultatin final 4-2 ndërkohë që 4 golat e kësaj sfide u shënuan që në pjesën e parë.
Jordi Alba në 8’ hapi serinë e golave teksa De Jong me një supergol dyfishoi në 13’. Insigne me penallti në 23’ duket sikur rihap sfidën që mbyllet menjëherë nga një gol i Gerard Pique në 45’. Ndërkohë që në pjesën e dytë shënoi edhe Aubameyang në 59’ që po tregon një formë fantastike. Politano shënoi në 89’ për të vulosur rezultatin 4-2 për katalanasit që presin biletën më tej.
Në duelin tjetër më të rëndësishëm të mbrëmjes, Dortmundi që duhej të bënte një përmbysje të madhe ndaj Rangers nuk ia doli dhe kthehet në shtëpi me duart bosh. 4-2 u mund në sfidën e parë ndërsa sot në Skoci u ndal në një barazim 2-2 me Rangers që nuk mjaftoi për ta çuar përpara ekipin e Rose. Avancon me shumë vështirësi në çerekfinale Betis që kishte fituar 3-2 në Rusi por sot në shtëpi barazoi pa gola me Zenitin.
NAPOLI – BARCELONA 2-4 (1-1)
23′ (p) Insinje, 87′ Politano / 9′ Zh. Alba, 14′ F. De Jong, 45′ Pike, 59′ Obamejang