Kreu i Parlamentit serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia duhet të mbajë një pozicion të ekuilibruar për krizën ukrainase dhe s’duhet të dënojë apo të mbështesë sanksionet kundër Rusisë.
Daçiç është shprehur se nuk duhet të ndërmerren as nisma të tjera që mund të cenojnë interesin e Serbisë. Ai vuri në dukje se ky qëndrim është i domosdoshëm pasi Serbisë nuk erdhi askush në ndihmë në vitin 1999, kur NATO sulmoi ushtarakisht Jugosllavinë.
“Duhet të shikojmë interesat tona. Të mbajmë marrëdhëniet me BE-në dhe t’u referohemi kërkesave të tjera ndërkombëtare, por nuk duhet të shkatërrojmë marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, sepse askush nuk do të na mbrojë më nëse na pushojnë ” – ka deklaruar Daçiç.
Serbia është e angazhuar në bisedimet për anëtarësim në BE por mbetet e lidhur fort me Rusinë, duke refuzuar t’i përmbahet çdo lloj sanksioni evropian dhe perëndimor kundër Moskës.