Ndërsa bombardimet në Kiev vazhdojnë, Ukrainë ka kërkuar ndihmë nga Turqia. Në një deklaratë për mediat Ambasadori i Ukrainës në Ankara, Basil Bodnar, i kërkoi qeverisë së Ankarasë të mos lejojë kalimin e anijeve ruse përmes Bosforit dhe Dardaneleve, siç raporton gazeta gjermane “Bild”.
Kërkesa e ambasadorit të Ukrainës në Ankara është formuluar pasi Dardanelet lidhin detin Egje me detin Marmara dhe përmes Bosforit Detin e Zi. Këto dy ngushtica janë një qendër e rëndësishme detare, që lidhin gjithashtu Evropën me Azinë.
Turqia është anëtare e NATO-s dhe kufizohet nga deti, nëpërmjet Detit të Zi, fqinjët e saj, Ukrainën dhe Rusinë. Sipas një traktati të vitit 1936, Turqia ruan kontrollin e Bosforit dhe mund të kufizojë kalimin e anijeve luftarake gjatë luftës ose në rast kërcënimi, sipas gazetës gjermane