Rikthehet sot në mbrëmje Champions League, ku Atletico Madrid do të pres në kryeqyetetin spajoll Manchester United, një duel pa shumë histori për dy skuadrat por shumë e pasur në kujtime për Cristiano Ronaldon.
Sot në mbrëmje stadiumi “Wanda Metropolitano” do ta vizitohet sërish njeriu që i ka shënuar skuadrës së Atletico Madrid më shumë se çdo ekipi tjetër në planet, CR7 ka shënuar plot 31 gola ndërsa ka rezultuar vendimtar edhe në dy finalet e Champions League në vitet 2014 dhe 2019. Me kalimin e viteve, ai është përballur edhe në sfidën e tre viteve më parë kur Juventusi vizitoi fushën e Atleticos dhe Ronaldo nuk ngurroi të provokonte me 5 gishtat lartë, duke u kujtuar trofetë e Champions të fituar prej tij.
Pak ditë më pas me një tregolësh të shënuar në Torino, ai nxorri jashtë garës Atleticon dhe kualifikoi Juventusin në çerekfinalen e Champions League. Të mërkurën në mbrëmje, 5 herë fituesi i “Topit të artë” do të vizitojë sërish strofullën e armiqve të përjetshëm por këtë herë me fanellën e Manchester United, një eksperiencë që nuk e ka përjetuar asnjëherë më parë.