Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar presidentin Ilir Meta, në Ditën Kombëtare të Unitetit, në lidhje me mbështetjen e dhënë këtë të mërkurë për Ukrainën, e cila pritej të ishte dhe dita e pushtimit rus. Përmes një postimi në Twitter Zelensky shkruan se vlerëson solidaritetin e Shqipërisë dhe thekson se së bashku jemi më të fortë dhe e bëjmë Ukrainën më të fortë.
“I jam mirënjohës Presidentit Ilir Meta për fjalët e tij të mbështetjes në Ditën Kombëtare të Unitetit! Ne vlerësojmë solidaritetin e Shqipërisë, miqve dhe partnerëve të tjerë, për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Së bashku ne e bëjmë Ukrainën më të fortë! Së bashku më të fortë” – shkruan Zelensky në Twitter.