Pas shumë vendeve që u bënë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina, edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës që të largohen sa më parë nga Ukraina. Në njoftimin e ministrisë thuhet se tashmë nuk mund të përjashtohet më fillimi i një konflikti të hapur të armatosur.
MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës, ndërsa atyre që ndodhen atje, u ka bërë thirrje të largohen sa më parë.
“MPJD iu bën thirrje qytetarëve kosovarë të largohen sa më parë nga Ukraina. Pas rritjes dramatike të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, të shkaktuara nga prania dhe lëvizjet e mëdha të trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, tashmë nuk mund të përjashtohet më, fillimi i një konflikti të hapur të armatosur. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës iu bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës dhe nëse ndodhen atje, të largohen sa më parë” – shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Ditët e fundit disa vende u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që ndodhen në Ukrainë të largohen sa më parë, për shkak të tensionit të krijuar nga Rusia për pushtimin e mundshëm të fqinjit të saj.