Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia Italiane mbrëmjen e djeshme pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet kanabis. Policia rrugore në Genoa ishte duke zhvilluar kontrolle të rastësishme, ku efektivët ndaluan makinën e të riut shqiptar dhe pas kontrollit gjetën lëndën narkotike.
Gjithashtu efektivët e policisë ushtruan dhe kontroll fizik, ku 20-vjeçarit i gjetën kanabis dhe në të brendshmet e tij.
Në total iu kap një sasi prej 130 gramësh kanabis. Ndër të tjera policia i sekuestroi dhe një shumë prej 1200 eurosh që dyshohet se vinte nga aktiviteti i shitjes së lëndëve narkotike.