Kreu i PD-së Lulzim Basha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, për të dëshmuar lidhur me dosjen e “Toyota Yaris”. Prej tre ditësh prokurorët belg ndodhen në Tiranë, me qëllim marrjen e dëshmisë së kryedemokratit për këtë çështje.
Kujtojmë që në qershor të 2018-ës Policia konstatoi një shumë prej 3.4 milion euro në një makinë tip “Toyota Yaris”. Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë. Ishte kreu i PD-së Lulzim Basha që e denoncoi rastin në Kuvend, ndërkohë që nuk ishte bërë ende publik.