Arratisja e shqiptarëve nga qelia e paraburgimit në Chania ka ngritur në këmbë gjithë drejtorinë e policisë. Gjithë plani i arratisjes së tyre ka sjellë dyshime në trupën e policave që ruanin qelinë e të burgosurve.
Për këtë arsye 5 prej tyre janë shoqëruar në komisariat. Mediat greke bëjnë me dije se të pestë kanë qenë në shërbim natën gjatë të cilës të dënuarit supozohet se kanë sharruar kangjellat e dritares së banjos. Në mënyrë krejt të pashpjegueshme, pas kangjellave, pesë të dënuarit kanë arritur të shembi dhe muret, por efektivët nuk kanë parë asgjë!
Policia ka nisur një kërkimet, ndërkohë që mësohet se janë blinduar portet e aeroportet në Kretë. Në momentin që të arratisurit do të tentojnë të kalojnë kufirin, do të prangosen.