Nënkryetari i Partisë Socialiste, Petrit Vadili ka akuzuar sot Bashkinë Tiranë se nuk zbaton si duhet ligjin, por bën lëshime për miqtë e tij. Ai ka postuar në rrjetin social Facebook një foto ku shihen automjete të tonazhit të rëndë që lëvizin gjatë ditës në mes të kryeqytet. Në këtë postim Vasili shkruan se ne kemi bashki halabakësh prandaj ndodhi këto gjëra në ditën me diell.
“Bashki halabakësh! Gjoja kanë dhënë urdhër qe ndalohet qarkullimi i mjeteve të renda gjatë ditës. Ja ku i keni kamionat sa një mal te rruga për Kombinat ne Tirane në ora 11 të ditës. Këta janë vetëmh alabakë bashki, qeveri e polici dhe s’kanë asnjë lidhje me shtetin”, shkruan ai.
Kujtojmë se pak javë më parë Bashkia Tiranë nxori një rregullore ku i ndalonte mjetet e tonazhit të rëndë të qarkullojnë gjatë ditës deri në orën 23 të mbrëmjes.