Situata atmosferike në Greqi vazhdon të shfaqet serioze dhe vendi po përballet me ngrica të shumta. Kështu shkollat në Athinë dhe në ishullin e Kretës, do të qëndrojnë të mbyllura sot dhe nesër, sipas një vendimi të qeverisë greke. Po ashtu, është rekomanduar që sektori privat të operojë nëpërmjet punës në distancë, pasi këto rajone vazhdojnë të përballen me përpjekjet për t’u kthyer në normale.
Në një njoftim thuhet se shkollat e të gjitha niveleve do të funksionojnë me mësim në distancë. Sektori publik do të operojë në varësi të faktit nëse puna është e realizueshme dhe nëse ka ndonjë problem aksesi. Gjykatat do të qëndrojnë të mbyllura të enjten, si dhe shërbimet e dërgesave dhe korrierëve. Dyqanet do të lejohen të hapen nga ora 10:00 deri në orën 18:00. Vaksinimet e fëmijëve dhe të rriturve në qendrat e tjera do të zhvillohen sipas planit. Për ata që nuk shkojnë në një takim të planifikuar, do t’u dërgohet një SMS për një takim të ri.