Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku ka mbetur e plagosur një vajzë. Bëhet me dije se dy vajza janë përfshirë në një sherr, ku njëra ka përfunduar e plagosur me thikë në spital. Burime zyrtare bëjnë me dije se një 18 vjeçare me banim në kryeqytet është shpallur në kërkim pasi goditi me thikë një 20-vjeçare pas një sherri mes tyre duke e lënë të plagosur.
Fatmirësisht plagosura është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autorja e ngjarjes është shpallur në kërkim. Nuk dihen ende arsyet që çuan të renë në këtë veprim, por policia po vazhdon më tej hetimet, për të zbardhur plotësisht ngjarjen.