Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla dhe Bujar Sheshi, u kanë nisur një letër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me një propozim përsa i përket vendit vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Në letrën e firmosur nga tetë anëtarë të KLP-së, ata sugjerojnë emrin e kolegut të tyre, Tartar Bazaj.
Sipas letrës së dërguar në KED, anëtarët e KLP shprehen se Tartar Bazaj ka pasur gjatë këtyre viteve një performancë maksimale, ndërsa shtojnë se është një individ me potenciale të mëdha akademike dhe njeri profesionist, i cili disponon aftësi të veçanta, një shpirt kritik, punëtor dhe një shkallë të lartë integriteti.