Pritet nisja e mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Në mbledhjen e sotme pritet miratimi nen për nen dhe në terësi i draftit të mazhorancës, i përmbyllur vetëm një ditë më parë.
Në Kryesinë e Kuvendit kanë mbërritur Ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin që do marrin pjesë në mbledhje.
Në mbledhje merr pjesë dhe opozita. Demokratët do të kërkojnë në mbledhje diskutimin e paragrafit 88 opinionit final të Venecias dhe në rast refuzimi nga mazhoranca ata do të largohen nga Komisioni.Vendimi u mor në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.
Në draft janë reflektuar disa kërkesa të opozitës
Në draft është reflektuar kërkesa e opozitës për mos përfshirjen e Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë Administrative.
Në draft parashikohet që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Dhoma Speciale e Kualifikimit, do të zgjidhen pas një përzgjedhjes që do të bëjnë ekspertët ndërkombëtarë dhe Avokati i Popullit dhe kandidatuart e propozuara votohen me 3/5 në Kuvend.
Në draftin përfundimtar, formula me 2/3-t për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë është e pa reflektuar.
Draftin në fjalë opozita nuk e ka pranuar ende si formulë dhe se ndryshimet pritet të reflektohen pas diskutimit në Komision.