Në 24 orët e fundit janë regjistruar 149,512 raste të reja me koronavirus nga 927,846 të kryera. Për krahasim, një ditë më parë në vend u regjistruan 180,426 të infektuar nga 1,2 milionë teste të kryera.
Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 16.1%, nga 14.8% që ishte një ditë më parë. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur se rastet fatale për sot janë 248 duke e çuar totalin që nga fillimi pandemisë në 141,104.
Kurse, të shëruarit për sot janë 79,207.
Sa i përket situatës në spitale, në njësitë e kujdesit intensiv janë të shtruar 1,691 pacientë, kurse në pavijonet e tjera Covid janë duke marrë kujdes shëndetësor 18,719 pacientë, 349 më shumë se të shtunën.
Sipas raportimeve 2.5 milionë italianë janë aktualisht pozitivë për Covid-19.