Në një aksident i rëndë ka ndodhur në Hungari ku ka mbetur i vdekur një i ri nga Kosova i cili jetonte në Graz të Austrisë.
Mediat kosovare shkruajne se sipas familjarëve të cilët e dhanë lajmin, ai ishte duke ardhur për në Kosovë.
“Me hidhërim të madh ju njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak të një aksidenti fatal me makinë, të nipit tim Liridonit 26 vjeçar. Liridoni ishte duke u kthyer në Kosovë por për fat të keq aksidenti i natës i ndodhur në Hungari, i mori jetën në moshë fare të re. Do ju lajmërohet në vijim për varrimin.”