Në qytetin e Lushnjes ka rënë në prangat e policisë një 37-vjeçar për dhunim fizik të xhaxhait të tij.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë shtetasin Besnik Sharka, banues në fshatin Hysgjokaj, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij, B.Sharka, 72 vjeç, banues në të njëjtin fshat. I moshuari ka marrë dëmtime në pjesën e kurrizit.
Materialet në ngarkim të 37-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.