Çështja Çame këtë periudhë ka qenë në fokusin e mediave në Shqipëri, Europë dhe Greqi. CNN grek i ka kushtuar shumë hapësirë ngjarjeve të ditëve të fundit rreth vizitës të ministrit grek Nikos Kotzias në Tiranë si dhe në përgjithësi ngjarjeve pas kësaj vizite për çështjen çame. Ky televizion më 12 qershor i mori një deklaratë Konstandinos Tsitselikis, profesorit i historisë ballkanike, sllavëve dhe të lindjes në Universitetin e Maqedonisë në Selanik.
Ndër të tjera profesori Konstandinos Tsitselikis tha:
“Gjërat janë tensionuar tej mase pas viteve 1925-1926, kur qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Venizellos sekuestroi pronat e çamëve pa i kompesuar. Kështu, shpërtheu vala e dhunës midis grekëve dhe çamëve.
Pika kulmore arrin, kur një pjesë e çamëve bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët. Është artificiale ideja se të gjithë çamët ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve. Në vitet 1943-1944 forcat e EDES të udhëhequr nga Napoleon Zerva dëbuan me forcë për në Shqipëri rreth 20.000-25.000 çamë. Nga ky dëbim i dhunshëm u vranë rreth 3.000 njerëz, pjesa tjetër arriti të shpëtojë duke ikur në Shqipëri.
Kjo është padyshim gjendja më dramatike për çamët dhe pasardhësit e tyre, sepse ata humbën pronat e tyre dhe nënshtetësinë greke. EDES e udhëhequr nga Zerva nuk ishte ushtri shtetërore greke, por ata kryen krime lufte. Greqia nuk duhet ta fshehë këtë temë nën rrogoz. Pala greke duhet të ulet dhe të diskutojë politikisht këtë temë për t’u mbyllur. Ajo po e vendos këtë temë nën rrogoz, kur ajo duhet ta hapë për të diskutuar se çfarë ka ndodhur atë periudhë për ta mbyllur më tej. Për fat të keq kanë ndodhur ato që ndodhën, padyshim, por që atëherë kanë kaluar tre breza.”
Link-u i intervistës:
http://www.cnn.gr/news/ellada/story/35489/o-k-tsitselikis-sto-cnn-greece-gia-to-tsamiko-kai-tis-kiniseis-athinas-kai-tiranon
Kjo e nderon profesorin grek, por njekohesisht duhet qe edhe pala came te pranoje bashkepunimin me gjermanet. Dhe se c’ndodhi ne Shqiperi me bashkepuntoret e gjermaneve, besoj se kete e di gjithkush. Pse ne Greqi apo gjetke u dashkej te nderoheshin bashkepuntoret e bishes naziste?
Te kthehen Camet ne shtepite e tyre dhe te dyja vendet te shikojne perpara. Vetem keshtu zgjidhet.
Greqia nuk i denoj familjet dhe farefisin e askujt per BASHKUPUNTOREVE Grek te Nazismit. Jo vetem kaq por shumicen e tyre i rehabilitoj dhe i futi perseri ne ushtrine Greke. Shumica e pjesemarresve Grek ne Bataljonet e sigurise gjate pushtimit Gjerman u pranuan ne Ushtrine shtetrore Greke pas luftes. Greqia eshte sininimi i kulmit te genjeshtres dhe poshtersise. Emrat e ketyre gjeden edhe ne NY ne librarin e Kombeve te Bashkuara.
Z. Kola, nje pjese shume e vogel e popullsise came ka bashkepunuar me nazistet. Pjesa me e madhe ka luftuar kundra nazizmit. Duhet te lexosh me shume.
Kam jetuar ne nji mehalle me familje Came dhe kam degjuar shume histori.E verteta eshte se Greket u sollen shume eger me popullaten Came.Nji pjese e tyre jane ndihmuar dhe shpetuar nga ushtria Gjermane duke ardhur ne Shqiperi me autokollonat Gjermane.Me nji fjale “Ku je o Gjerman para Grekut”
Gjithmone do kete spekulime te natyrave te ndryshme rreth nje ceshtjeje qe vonon te zbardhet.Per mua duhet te jete komuniteti Cam dhe partia Drejtesi Integrim dhe Unitet qe te ngrene zerin njehere e mire per te verteten e asaj cka ndodhi ne Cameri.Une jam mbese came dhe e di fare mire ckane kaluar gjysherit e mi.Ne historine e Shqiperise sidomos ne libra duhet gdhendur paster,bukur qarte e pagabime se ndaj popullesise came eshte bere nje masaker dhe nje barbaritet i tille nuk duhet harruar apo fshire nga kujtesa.Nje popull pa te shkuar sdo kete kurre te ardhme.