Besmir Limani është djali që u bë i famshëm pas publikimit të fotos së tij me fytyrën e pikturuar me flamurin shqiptar. Limani është me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, por jeton në Winthertur të Zvicrës.
UEFA “tronditi” serbët me foton e tifozit shqiptar, e cila bëri xhiron e botës ndërsa për imazhin e tij si tifoz i flaktë i kombëtares shqiptare tani flet e gjithë media sportive evropiane.
“Jam i zhgënjyer sepse meritonim më shumë në ndeshjen ndaj Zvicrës, por ky është futbolli. Kombëtaren e dua dhe do ta mbështes derisa të marr frymë. Përpiqem të ndjek çdo ndeshje të saj dhe kjo është një virtyt familjar i imi. Ne jemi të dhënë shumë mbas kombëtares por edhe flamurit kuq e zi në përgjithësi. Vizatimi i fytyrës me shqiponjën dykrenore është kthyer në një traditë për mua në çdo ndeshje të kombëtares. Atë e realizoj vetë dhe për ta bërë në mënyrën më të mirë humbas rreth 5 orë para pasqyrës duke shfrytëzuar ngjyrë speciale. Nuk duhet të zhgënjehemi kurrë, djemtë tanë e kanë kryer misionin, tani vetëm duhet të festojmë promovimin tonë në arenën ndërkombëtare të futbollit, të tregojmë vlerat tona kulturore fillimisht pastaj edhe ato sportive”, tregoi Besmiri për portalin “Drini.mk”, në Maqedoni.