Pas Dodikut, SHBA vendos sanksione ndaj 2 zyrtarëve të tjerë në Ballkan, vjen reagimi i parë nga Xhaçka – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas Dodikut, SHBA vendos sanksione ndaj 2 zyrtarëve të tjerë në Ballkan, vjen reagimi i parë nga Xhaçka

19:04 | 05/01/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sanksione kundër disa zyrtarëve në Bosnjë-Hercegovinë për shkak të korrupsionit dhe aktiviteteve destabilizuese.

Në një deklaratë zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit përmenden dy zyrtarë që janë futur në listën e zezë si të padëshiruar.

Ish-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, Milan Tegeltija dhe Përfaqësuesi i Asamblesë Parlamentare, Mirsad Kukiq, janë futur në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion.

Vendimi i SHBA-së i bën Tegeltijan dhe Kukiqin të papërshtatshëm dhe atyre u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

“Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit, besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverisë së tyre, si dhe paqen dhe prosperitetin për qytetarët e Bosnjës”, thuhet ndër tjerash në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

“Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i KLPGJ-së, Tegeltija ishte i përfshirë në akte korruptive që përfshinin përdorimin e ndikimit të tij politik dhe pushtetit zyrtar për përfitimin e tij personal. Konkretisht, ka informacione të besueshme se Tegeltija e ka përdorur pozicionin e tij për të kërkuar përfitime në këmbim të ndërhyrjes në një proces gjyqësor, si dhe manipulimit të emërimeve në drejtësi dhe punësimeve të tjera publike”, thuhet më tej në deklaratë.

Ndërkaq Kukiq thuhet se ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përdorur ndikimin e tij politik dhe pushtetin zyrtar për përfitim personal.

“Konkretisht, ka informacione të besueshme që Kukiq përvetësoi fondet publike për përfitime personale dhe ndërhyri në vendimet e punësimit dhe emërimit për të përfituar politikisht”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Përveç Kukiqit dhe Tegeltijas, Departamenti i Shtetit e ka shpallur të padëshirueshme edhe bashkëshorten e këtij të fundit, Tijana Tegeltija.

Pas shpalljes së sanksioneve ndaj Dodik dhe 2 zyrtarëve të tjerë, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar nga Shqipëria ku ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka me anë të një postimi në facebook, ka shprehur mbështetjen e veprimeve të ndërmarra nga SHBA-të për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Xhaçka: Ne mirëpresim emërtimet nga OFAC. Shqipëria mbështet fuqimisht integritetin territorial të B&H dhe kundërshton me vendosmëri çdo përpjekje për ta minuar atë dhe për të kërcënuar paqen dhe stabilitetin në BB. E ardhmja e rajonit tonë qëndron në bashkëpunim dhe integrim, larg politikës së përçarjes dhe konfliktit.

Etiketa: BallkanOlta XhackasanksioneSHBA

Të Lidhura

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

nga 27
13:26 | 02/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në vend. Bëhet me dije se nafta është rritur me...

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

nga 27
13:22 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me projektin e Zvërnecit, që ka sjellë kundërshti të shumta dhe...

ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

nga 27
13:12 | 02/06/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur me krijimin e shoqërisë shtetërore Albanian Digital Solutions...

Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –

Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –

nga 27
13:06 | 02/06/2026
0

Është grabitur një bankë e nivelit të dytë pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’. Dyshohet se një person është futur brenda bankës me armë...

Para
Kush është 44-vjeçari që u vra në Peqin, shoku e qëlloi pas një konflikti për motive të dobëta

I plagosur me plumb në dorë, kush është 36 vjeçari që po mjekohet në spitalin e Vlorës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

13:26 | 02/06/2026
Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

13:22 | 02/06/2026
ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

13:12 | 02/06/2026
Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –

Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –

13:06 | 02/06/2026
Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend –

Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend –

13:04 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –
  • Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –
  • ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –
  • Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –
  • Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend –
  • Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –
  • Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com