Në 24 orët e fundit Greqia ka regjistruar 5,899 raste të reja me koronavirus. Sipas raportimeve, shtatë prej këtyre rasteve janë identifikuar në pikat hyrëse të vendit. Ndërsa, numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë shkon në 984,301, prej të cilëve 50.5% janë meshkuj.
Nga ana tjetër, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetë 81 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri total i rasteve fatale shkon në 18,901. Prej tyre, 95.4% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.
Mosha e tyre mesatare është 64 vjeç. Që nga fillimi i pandemisë kanë dalë nga njësitë e kujdesit intensiv 3,579 pacientë.