Biden dhe Putin javën e ardhshme bisedojnë për Ukrainën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden dhe Putin javën e ardhshme bisedojnë për Ukrainën

18:28 | 04/12/2021
në Bota, Kryesore
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin më 7 dhjetor do të zhvillojnë një bisedë përmes video-lidhjes, për të diskutuar për Ukrainën dhe tema të tjera, konfirmuan nga Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini.

Ky takim virtual vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me synimet e Moskës teksa NATO-ja dhe ushtritë perëndimore, si dhe zyrtarët e inteligjencës, thonë se ka një grumbullim të madh të ushtrisë ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Uashingtoni dhe Kievi thonë se Moska ka grumbulluar dhjetëra-mijëra trupa, së bashku me tanke dhe artileri në perëndim të Rusisë dhe mund të planifikojë një ofensivë në fillim të janarit.

Read more

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Agjencia Reuters ka cituar zyrtarë të administratës amerikane të cilët kanë thënë se presidenti Biden planifikon që të shprehë shqetësimet e SHBA-së lidhur me aktivitetin ushtarak të Rusisë dhe do të theksojë mbështetjen e Uashingtonit për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Më 2 dhjetor, Bideni tha se po punon në një sërë iniciativash që ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Putinin që të përshkallëzojë ushtarakisht kundër Ukrainës.

Që shtatë vjet, Ukraina po zhvillon një luftë në lindje të vendit kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, që prej se Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Një zyrtar i paidentifikuar i Shtëpisë së Bardhë tha se Bideni dhe Putini po ashtu do të diskutojnë për një sërë temash të tjera.

Rusia i ofron mbështetje ushtarake dhe diplomatike edhe një ish-republik sovjetike, Bjellorusisë. Regjimi në këtë shtet për 16 muaj ka shtypur protestat që pasuan zgjedhjet e kontestueshme presidenciale të gushtit të kaluar, të cilat, Alyaksandr Lukashenka pretendon se i ka fituar.

Një krizë në kufirin mes Bjellorusisë dhe anëtarëve të Bashkimit Evropian, Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë ka nisur, që prej se Minsku rriti fluturimet direkte nga Lindja e Mesme. BE-ja thotë se Bjellorusia po përdorë si “armë” migrantët nga shtetet e treta. /REL

Etiketa: Joe Bidenpresidenti i shteteve te bashkuaraUkrainaVladimir Putin

Të Lidhura

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Para
Rama në SHBA, takohet me përfaqësues të industrisë automotive: Mundësi bashkëpunimi

Rama në SHBA, takohet me përfaqësues të industrisë automotive: Mundësi bashkëpunimi

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com