Anëtarja e kryesisë së PS-së, njëherësh ministre e Mbrojtjes, flet për zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste, ku duket se ka “rilindur” reagimi kundër kryetarit Rama
“Në PS ka patur e do të ketë debate dhe kjo dëshmon se ka demokraci të brendshme”. Kjo është prgjigja e anëtares së Kryesisë së kësaj partie Mimi Kodheli, njëherësh ministre e Mbrojtjes.
Në një intervistë për TemA TV, Kodheli flet për zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste, ku duket se ka “rilindur” reagimi kundër Ramës. Kodheli mohon zërat e PS-së për shkelje të rregullores së kësaj partie me shtyrjen e Kongresit. Ajo thotë se në PS secili thotë mendimin e tij, pro apo kundër dhe ai mendim dëgjohet.
Gjatë kësaj interviste ministrja e Mbrojtjes flet edhe për Reformën në Drejtësi dhe frikën e disa politikanëve nga kjo reformë.
Zonja ministre, si drejtuese e këtij dikasteri që është po aq politik sa dhe thjesht ushtarak. Në këto momente të trazuara me zhvillime në Ballkan, fqinj i yni Mali i Zi, mori ftesën e anëtarësimit në NATO, por kjo është pritur aq mirë nga disa qarqe. A keni një koment për këtë?
Në fakt situata i ngjan pak lëkurës së leopardit do të thosha. Por sigurisht NATO ka pritshmëritë e veta, ka targetin e vet, ka detyrimet e veta si organizata më e fuqishme politiko – ushtarake dhe ka një rrugë të sajën, ashtu siç rrugë të sajën ka për të ndjekur edhe Mali i Zi, meqë po flasim për Ballkanin perëndimor. Rrugë e cila besoj që është edhe falë politikës së dyerve të hapura të NATO-s. Rrugë të cilën Mali i Zi ka ndjekur, sigurisht me mbështetjen e vendeve anëtare, por edhe duke bërë detyrat e shtëpisë. Ashtu siç Shqipëria i ka bërë 6 vite të shkuara. Ne ndihemi mirë që një vend tjetër do të bëhet pjesë e kësaj organizate, e kësaj familje të madhe të quajtur NATO dhe besoj fort që kjo do të ndodhë në Samitin e Varshavës së këtij viti. Ndërkohë situata me disa vende me njolla gri, të cilat janë jo vetëm të lidhura me çfarë ndodh me NATO-n, por më shumë janë të lidhura me zhvillimin e demokracisë brenda këtyre vendeve, zhvillimet politike brenda këtyre vendeve. Fakti që këto janë vende relativisht të reja në demokraci dhe relativisht të reja në shtetformim i bën këto vende edhe më fragile. Dhe vij tek përgjigja e pyetjes tuaj që disa vende kanë edhe probleme të brendshme të cilat në një mënyrë ose në një tjetër afektojnë politikën rajonale padyshim.
Një vit më parë ju keni paralajmëruar një rrezik të mundshëm të influencës destabilizuese në Ballkan. Në ç’situatë jemi? A ka ndodhur kjo?
Nga pikëpamja gjeostrategjike, Ballkanin do ta ndaja si një zonë gjeografike e mirëpërcaktuar dhe sigurisht dhe si kufi NATO, në rastin e Shqipërise dhe të Kroacisë. Padyshim edhe në rastin e fqinjëve të tjerë Greqisë dhe Turqisë, si një nga ekstremet fundore të kufijve NATO. Ballkani si zonë me problematikën e vet siç mund të ketë edhe zona të tjera, por dhe si një vend që mban në gjirin e vet vende NATO, përballet me të gjitha këto le të themi rreziqe që vijnë nga jugu dhe nga lindja, siç përballet çdo vend i NATO-s. Siç përballet çdo kufi i NATO-s. Dhe duke qenë pjesë e këtij organizmi Shqipëria dhe Kroacia në rastin e Ballkanit, përballet me të gjithë problematikën që një vend i NATO-s ka, kur flasim për rrezikshmëri. Sigurisht edhe kur flasim për përgjigjen e përbashkët, për mbrojtjen kolektive, për detyrimet, për gatishmërinë, për interopabilitetin që Forcat e Armatosura NATO përfaqësojnë, flasim me të njëjtën gjuhë. Ne jemi të rrezikuar po aq sa janë të rrezikuar dhe vendet e tjera NATO, po aq sa është e rrezikuar çdo vlerë dhe çdo vend demokratik në Europë dhe më gjerë. Ndaj duhet çdo ditë të pregatitemi ashtu siç dhe e bëjmë për ta përballur këtë fenomen. Qoftë që ky fenomen quhet kriza në Ukrainë apo ky fenomen i ashtuquajturi Shteti Islamik apo kushdo tjetër rrezik që ka një emër të përcaktuar dhe që në fakt përbën një rrezik për sigurinë dhe të ardhmen e Europës dhe më shumë se kaq.
Duket sikur Ballkani është përfshirë në një “garë armatimesh”. Ndërkohë që Kroacia ka paralajmëruar investime të specifike për blerjen e armatimeve. Rusia ka nxituar ta ndihmojë Serbinë në këtë drejtim. Çfarë po ndodh në Shqipëri në fakt, në këtë drejtim?
Atëhere gjithsekush ka planin dhe programin e vet lidhur me modernizimin e ushtrisë. Gjëja që unë mund të ndaj me ju është që Kroacia ka një plan të mirëpërcaktuar po aq sa Shqipëria e ka, bazuar në detyrimet kombëtare, në misionet që duhet të përmbushë brenda vendit një Forcë e Armatosur, por sigurisht bazuar edhe në angazhimet NATO e ndërkombëtare. Dhe Kroacia nuk bën përjashtim ashtu si edhe ço vend tjetër nga ky parim. Shqipëria që prej një viti tashmë e pak është futur në proçesin e modernizimin të FA, duke blerë për herë të parë armatim dhe municion të standarteve NATO. Duhet të keni parasysh, publiku duhet të dijë që megjithë që Shqipëria kishte 5 vjet që ishte anëtarësuar, përdorte armatim të vjetër që asnjë vend i NATO-s nuk e përdor. Pra ne në një mënyrë i çonim djemtë në mision duke përdorur armatimin e tjetërkujt. Sot që flasim, ne në shumicë, në pjesën më dërrmuese të shpenzimeve tona do të jemi të fokusuar ashtu siç ishim edhe një vit më parë në blerjen e armatimit dhe municionit të standartit NATO. Dhe kjo është një hap i mirë, i sigurt drejt modernizimit të Frocës sonë të Armatosur. Që e bën atë gjithmonë e më shumë të gatshme për të përmbushur misionet e saj kushtetuese, por sigurisht për të qenë edhe pjesë e forcës së përbashkët NATO, për të cilin jemi padyshim të gjithë krenarë.
Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PS u tha se ka patur disa debate. Pra ka patur disa kundërshti të deputetëve të PS për mënyrën se si po zhvillohet debati në grup parlamentar. Po refuzohet të bëhet një analizë e qeverisë. Përse refuzohet kjo analizë në grupin parlamentar të PS ndërkohë që kjo përvojë ka qenë më përpara?
Është shumë interesante në fakt të ballafaqohet ajo që shkruhet në media, në median e shkruar apo atë vizive dhe asaj se çka ndodh realisht në mbledhje. Sigurisht që ndofta është normale që në tregun mediatik gjërat të mund të ekzagjerohen me qëllim që të bëhen sa më atraktive dhe intriguese. Dhe unë ju mirëkuptoj për këtë gjë. Mbledhja e fundit e grupit parlamentar nuk ka pasur absolutisht asnjë gjë të jashtëzakonshme nga çdo mbledhje grupit parlamentar ku diskutohen më së pari problemet që do të diskutohen në seancën e ardhshme parlamentare. Sigurisht me gjithë problematikën që ligji përmban, diskutimet nëpër komisione e kështu me rradhë. Është normale për jetën politike të PS të ketë debat, ka pasur gjithmonë një të tillë. Kështu që ka pasur pro dhe kundra të të gjithë tezave të hedhura, do të vazhdojë të jetë kështu se kjo është për të mirën e demokracisë brenda grupit parlamentar. Nuk ka patur asnjë kërkesë të jashtëzakonshme dhe asnjë refuzim të jashtëzakonshëm. Thjesht dhe vetëm ka pasur diskutime lidhur me jetën politike të javës ose më shumë se kaq. Por kjo është krejt normale, kështu që nuk e shikoj me vend të bëj një koment sepse nuk ka pasur asnjë gjë jashtë normales.
“Rilindja” duket se sa vjen e humbet nga çfar premtoi në fillimet e veta. 1 milion vota e vlerësuan më 23 qershor. Por nuk duket se ka funsksionuar në raport me atë çfar premtoi në shumë fusha. Në fund të ditës, njerzit nuk janë më pak të varfër, këtë e faktojnë raporte të shumta ndërkombëtare dhe vendase. Ku shkoi “sharmi” i Rilindjes” zonja Kodheli. Çfar e ka dëmtuar më së shumti atë?
Brenda pyetjes tuaj ka disa çështje që ju ngrini dhe kërkoni një përgjigje komplekse dhe mbase kohë më të gjatë diskutimi. Unë mund të përgjigjem si një njeri i politikës ashtu siç mund të përgjigjem si ekonomiste me një begraund të caktuar për shkak të profesionit. Desha të ndaj me ju krejt miqësisht dhe sinqerisht opinionin që unë kam për Rilindjen dhe jo pse jam pjesë e kësaj gjëje. Në qoftë që keni qenë të vëmëndshëm në diskutmet e Kryeministrit Rama ka pasur një batutë interesante lidhur me mënyrën se si ka parë këtë trup të dërmuar, të sëmurë të Shqipërisë së djeshme dhe mënyrën sesi duhet ndërhyrë për ta shëruar. Sigurisht që ilaçet, ndërhyrjet janë gjithmonë të dhimbshme për të mbërritur tek një shërim i shpejtë i trupit. Në fakt unë e konsideroj këtë periudhë të parë të qeverisjes tonë si një proces të ndërhyrjeve të dhimbshme, të përdorimit të ilaçeve të idhta apo të ndërhyrjeve kirurgjikale të dhimbshme për të pasur nesër një trup të shëndetshëm. Shqipëria ka mangësi të mëdha shtetformuese, shoqëria vetë ka problemet e saj që rrjedhin për shkak të historikut të tranzicionit apo për shkak të krizës që rrethon, jo vetëm Shqipërinë, por edhe vendet që afektojnë ekonominë e shqipërisë. Por sigurisht në 25 vjet ne ishim në ishim mësuar të bënim disa gjëra që duhet të mësohemi ti bëjmë ndryshe, më së pari duke respektuar ligjin. Shqipëria ka probleme të mëdha në sistemin gjyqësor, shqipëria ka pasur problem të mëdhaja që kanë qenë lidhura me defiçitin ndaj borxhit dhe sigurisht që ndërhyrjet e fuqishme dhe reformat që janë akoma në proces kanë qenë të dhimbshme për këdo, por të domozdoshme dhe të nevojshme për të pasur nesër një rezultat i cili do të provohet mbas 4 viteve të qeverisjes tonë. Mua më rezulton që në gjithë survejimin që ne bëjmë në publik, publiku është edhe në surprizën tonë pozitive totalisht pozitiv në raport me rezultatet e reformave edhe kur ato janë të dhimbshme, sepse vjen një moment që njerëzit, publiku, shoqëria e kupton që Shqipëria nuk mund të ecte më kështu, nuk mund të mos e respektonte më ligjin, duke filluar padyshim nga ne të parët që jemi ata që ligjin e bëjmë dhe e miratojmë. Pra a ka vend për korigjime dhe kritika? Absolutisht po, por ky është proces. Sigurisht nuk ka asnjë gjë absolute të mirë apo absolutisht të keqe, e rëndësishme është që ne do të vazhdojmë të jemi këmbëngulës në atë çka besojmë si ne, si shoqëria shqiptare dhe unë dua të ndaj me ju një mesazh për shoqërinë shqiptare. Jo nga pozitat e një ministri, jo nga pozitat e një politikani, por nga pozitat e një qytetari të thjeshtë: “Ne duhet të vazhdojmë tja falim besimin atyre që sot drejtojnë vendin për një arsye shumë të thjeshtë, sepse shikoj vendosmërinë për ti çuar reformat e domozdoshme deri në fund. Mbas 4 vitesh hajde të flasim, do të provohemi ashtu siç provohet çdo politikan apo çdo qeverisje një herë në 4 vite. Unë besoj që ne në fund të 4 vjeçarit tonë të qeverisjes do të dimë çfarë të tregojmë dhe do të kemi çfarë ti tregojmë publikut, bazuar në rezultatet e të gjitha reformave dhe të mirëqeverisajes të këtij vendi.
Aktivizimi i deputetëve socialistë në parlament është kufizuar vetëm në dyu apo tre deputet dhe kryesisht Taulant Balla e Erjon Brace. Ndërkohë që PS a mjaft deputet që do të mund të përballeshin në mënyrë dinjitoze me akuzat e opozitës. A është kjo një strategji e kryeministrit apo bëhet fjalë për shmangje totale të shumicës së deputetëve të kësaj partie dhe kryesisht ata më me përvojë në këtë parti?
Unë në fakt këto epitetet dashamirëse që ju i vini njerëzve që kanë gjatë në politikë edhe mua më rrinë mirë. Deputetët janë të gjithë njësoj, sigurisht me karakteristikat personale të gjithsekujt për shkak të eksperiencës dhe profesionit dhe i vlerësoj të gjithë njësoj dhe të gjithë njësoj opinionet e tyre. Dikush është më aktiv, dikush është më pasiv sepse varet nga natyra individuale, por di tju them që Erion Braçe dhe Taulant Balla kanë qenë gjithmonë aktiv, jo vetëm në mbrojtje të qeverisë por dhe kur ishim në opozitë , ishin më aktivët. Kështu që nuk shikoj asnjë çudi pse vazhdojnë të jenë aktivë. Unë jam një person që rri me stoicizëm në seancë parlamentare, nuk para lëviz si ministër dhe shikoj që të tërë janë të impenjuar, sigurisht për tematikën që flitet apo ligjin për të cilin flitet. Më vjen shumë keq tju them se Parlamenti është bërë një arenë sharjesh, ndërkohë që Parlamenti duhet të jetë një arenë e diskutimit dhe diskursit politik që lidhet me ligjin. Dhe në këtë rast unë që shikoj deputetët e PS që diskutojnë për ligjin dhe shikoj deputetët të opozitës që diskutojnë për çdo gjë, por jo për ligjin.
Nëse ne e quajmë të vërtetë këtë konstatimin tuaj për opozitën e ushqejnë më së miri dy deputetët në fjalë?
Jo në fakt këtë e ushqejnë më së miri ata që Parlamentin e shkelin me të dyja këmbët kur flitet për rregullore, që kohën e shkelin me të dyja këmbët dhe atë që shkelin me të dyja këmbët që është më shumë sesa rregullorja dhe koha në Parlament që u takon për të folur, moralin e shkelin me të dyja këmbët. Është e pafalshme, e papranueshme, e paprecedentë që në Parlament nga opozita të përmënden familjarët tanë, të etiketohemi me epitete që në jetën tonë normale nuk i kemi dëgjuar kurrë dhe besdoj nuk i kemi merituar. Parlamenti duhet seriozisht ta konsiderojë këtë qasje banale të diskursit politik dhe të ngrihet në një nivel tjetër, që nuk mund të jetë niveli i rrugës.
E kuptoj tendencën tuaj për tju shmangur të gjitha përgjigjeve që kanë lidhje me problemet brenda PS-së, por në fakt duket se ka problem brenda PS-së, qoftë për faktin se ata që quhen senatorë, mungojnë në tribunat politike të kësaj partie.
Cila është përgjigja që kërkoni prej meje?
Pse duhet shtyrë Kongresi znj. minsitre?
Ky nuk është problem juaj është problem i brendshëm i PS.
Është sepse PS na qeveris ndaj dhe nuk mund të jetë problem vetëm i juaji, demokracia e brendëshm e kësaj partie….
Është një problem i brendshëm se si ne jemi organizuar. Ju jemi Senatorë e medias në Shqipëri me plot gojën. Dhe unë mund t’ju them se ju jeni ushqyer gjatë gjithë kohës me mënyrën se si PS e ka qeverisur veten dhe Brenda për brenda dhe jeni harruar mungesën totale të demokracisë nga ana tjetër. Ne nuk I kemi hyrë kurë problemeve të opozitë se çfarë ndodh në mungesën e demokracisë atje. Kur në mënyrë që gjatë gjithë kohës jeni marrë me PS. Bëni shumë mirë që merreni dhe ne do të vazhdojmë ta zhvillojmë demokracinë Brenda PS sepse vetëm kështu mund të përmirësohemi, ne nuk kemi asnjë problem me kongresin, ne jemi në riorganizim, ne kemi ftuar qytetarët shqiptarë të vijnë dhe të aderojnë në PS për një mijë e një arsye. Ne i ftojmë sepse kemi bërë reformat ë drejta, kemi luftuar korrupsionin, sepse u kemi dhënë të drejtën mësuesve të fitojnë të drejtën e tyre, sepse u kemi thënë mjekëve të marrin atë që u takon në vendin e punës, sepse kemi luftuar evazionin fiskal, sepse kemi luftuar borxhet e jashtëzakonshme që kemi pasur, sepse kemi luftuar evazionin që kemi luftuar për shkak të mos pagimit të energjisë elektrike, Pra PS nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë është një parti në proces, dhe këtij procesi nuk i mungon absolutisht asnjë element. Pra janë të gjithë elementët që përmendët ju madje unë mund t’ju shtoj ju edhe disa element. Por kjo është dinamikë, është lëvizje, kësaj unë i ve emrin demokraci. Dhe ndihem mirë në këtë gjë. Unë në familjen time politike mund të them se e them çdo gjë ashtu siç e mendoj unë. Dhe e them hapur. Dhe po këtë e bëjnë dhe të tjerët. Dhe kjo nuk ka asgjë të keqe përveç se sjell pozitivitet nga çdo këndvështrim që ta shikosh. Jemi krejt në rregull me respektimin e datave, jemi krejt në rregull me procesin, që është një ndër më të mirët që PS ka bërë ndër vite, si në indetifikimin e anëtarësisë së vjetër dhe ët rifreskimit, të partisë me anëtar të rinj.
Një ndër problemet kryesore me të cilat u përball rilindja është edhe kriminalizimi i politikës. Do të kemi një listë të pastër, pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin, pasi ka akuza edhe për kryetar bashkish për të shkuar kriminale… ?
Nuk e di për çfarë faktesh flisni ju, pasi nuk jam as gjykatëse as prokurore, por di të them se politika nuk punon në eter. Unë i besoj ligjit dhe megjithëse shumë ligje janë shumë të mira por nuk zbatohen, prapë ato le të jenë aty se do të vijë dita që ato do të zbatohen. Do të them se demokracia është një proces dhe nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë, Sot vendet më demokratike nuk kanë pasur të njëjtin nivel demokracie dikur. Dhe kështu ligji paraprin, apo më mirë sigurisht politika i paraprin ligjit por, njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja lajnë fytyrën dhe besoj se kemi bërë shumë mirë që e kemi miratuar këtë ligj, dhe do të bëjmë akoma më mirë që ta zbatojmë siç duhet me riogorozitet.
Pra ju jeni optimiste se do zbatohet me rigorozitet, pasi përvoja tregon se nuk ka ndodhur kjo gjë pasi janë miratuar shumë ligje por nuk janë zbatuar?
E rëndësishme ishte që procesi kishte një fillim , që ishte bërja e ligjit dhe miratimi, dhe akoma më e rëndësishme është zbatimi i tij. Koha do ta vërtetojë këtë. Unë nuk jam ai që do t’ju them se çfarë do të ndodhi nesër por jam e sigurt, se ne i besojmë këtij procesi dhe do të bëjmë më të mirën e mundshme, kjo të paktën përsa na përket ne si PS që jemi në qeverisje.
Reforma në drejtësi është një ndër reformat kryesore për të cilën kryministri ka shumë kohë që flet. Por duket se nuk ka të njëjtën peshë kjo reform për aletatët tuaj të cilët e kanë marrë më me qetësi këtë process. A është fjala për frikë të ndokujt ndaj kësaj reforme?
Besoj se reforma në drejtësi është gjëja më e mirë tek e cila ne jemi future si proces. Ka një material të përgatitur seriozisht, ka ekspertë serioz të pavarur, të ndihmuar seriozisht nga dy organizma tepër serioze siç është Opdati dhe Euralius, dy projekte madhore që asistojnë në Shqipëri, ashtu siç komisioni Venecias, ka bërë pjesën e saj të mirë të gjësë, ashtu siç politika, bën një pjesë të gjësë, në mënyrë që procesi të jetë i plotë. Personalisht besoj tek reforma dhe të gjithë ata që gjejnë gjuhën juridike arsye të paqena që kjo reformë të mos procedohet të mos zhvillohet dhe të mos përfundojë, kanë arsyet e tyre personale por që s’kanë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Unë besoj dhe vazhdoj të besoj tek reforma, e cila bën shumë mirë, që ka një fillim pavarësisht se do të ketë ketë vështirësitë e veta në zbatim ashtu siç folëm dhe për ligjet më përpara.
Jemi në fillim të vitit 2016 pra 25 vjet as rrëzimit të sistemit komunist, dhe flitet ende për ccështjen e pazgjidhur të drejtësisë, për atë pro0nave, ish-të përndjekurve politik, persekutorëte të cilëve dekorohen. Jemi ende në një situatë kur një sërë çështjesh që e mbajnë peng kosnolidimine demokracisë. Ju si mazhorancë keni premtuar zgjidhje për të gjtiha. Besoni se në fund të këtij mandati do ti zgjidhni?
Në fakt këto janë rrjedhojë e ashtuquajturës demokraci në Shqipëri..
Por PS ka peshë shumë të madhe në qeverisjen e këtyre viteve?
Përgjegjësinë e madhe e kanë ata që ligjin për pronat e bënë ashtu siç e bënë, ndaj jemi këtu ku jemi me pronat. Peshën më të madhe e kanë ata që nuk i hapën dosjet për 25 vjet, megjithë që folën në emër të dosjeve ndaj jemi këtu ku jemi akoma. Ne vendosëm ta bëjmë këtë gjë. Peshën më të madhe e kanë ata pseudo që vazhdojnë të jenë pseudo, ku për fat të keq ka shumë njerëz që u besojnë. Për shkak të të qenit pseudo. Ne do të vendosim drejtësi dhe këtë do ta bëjmë në dy vitet që na kanë mbetur dhe në vitet në vazhdim pasi populli shqiptar kërkon drejtësi se vetëm drejtësia mund tu japë shpresë.