Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka folur mbi raportin me LSI dhe bashkëpunimin në të ardhmen me këtë forcë politike.
I ftuar në “Kjo Javë” Bardhi tha se PD nuk është në opozitë me LSI por me Edi Ramën. Ai ka kërkuar që LSI të qartësohet se më kë e ka betejën pasi nuk do të humbë kohë me fyerjet dhe banalitetet e tyre.
“Ne kemi ruajtur një raport korrekt sepse besojmë se LSI është në opozitë me regjimin e Ramës. Nëse thua se Bardhi ka shkuar në zyrën e ambasadorës dhe ka folur në emër të LSI unë do të them është gënjeshtër. Unë nuk kam kohë të humb me fyerje dhe banalitete me një pjesë të zyrtarëve të LSI. Ne kemi patur një bashkëpunim parazgjedhor, nuk u bë e mundur që ne të qeverisnim së bashku. Nuk jemi në opozitë me LSI, por me regjimin. Nëse LSI ka ndyshuar shigjetën dhe është në opozitë me PD është problemi i tyre. Shyqyr zotit që rrëfeva një të vërtetë se si kishite shkuar marrëveshja para zgjedhjeve që u ringjallën drejtuesit e LSI se unë nuk i kisha parë. Ta ndajnë mendjen se me kë e kanë betejën. Fokusi ynë është beteja me regjimin e Edi Ramës”- tha ai.
I pyetur për një zgjidhje të situatës brenda PD-së, Bardhi tha se shpreson se ish-kryeministrit Berisha do t’i kalojë inati personal me Lulzim Bashës pas vendimit të sjellë nga shpallja non grata nga SHBA duke reflektuar për hir të interesit të të gjithë demokratëve”, deklaroi Bardhi.