Pas takimit me kreun e SHISH, Visho Ajazi, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla, pati një takim me Presidentin Bujar Nishani. Takimi u mbajt në vilën prezidenciale në Sauk. Të pranishëm ishin dhe Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Prokurori i Tiranës, Petrit Fusha. Mendohet se në fokus të takimit është çështja e përgjimeve.
Takimi vjen pas pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe pas përplasjes prokurori, gjykatë dhe polici për çështjen e përgjimeve.