Rriten lehtë rastet e reja me Covid në Shqipëri, më pak viktima në javën e fundit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rriten lehtë rastet e reja me Covid në Shqipëri, më pak viktima në javën e fundit

16:35 | 16/11/2021
në Kryesore
0

Në Shqipëri, rastet e reja me koronavirus u rritën lehtë gjatë javës së fundit (9-15 nëntor), ndërsa numri i viktimave shënoi një rënie. Por në spitale vihet re një dyfishim i pacientëve që trajtohen në terapi intensive.

Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, u rregjistruan në total 3914 të infektuar, me një rritje prej vetëm 1.4 përqind krahasuar me javën pararendëse. Mesatarja ditore ishte prej 559 raste.

Nga ana tjetër testimet mbeten në kuota të ulta, për një total prej 21656 tamponësh, ose 3.1 përqind më pak. Ajo që bie në sy është fakti se për të 6-ën javë radhazi, pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) ka ardhur duke u rritur dhe mesatarja e javës së fundit është në kuotën e 18 përqindëshit, ose 0.8 pikë përqindje me shumë se java pararendëse. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Read more

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Po ashtu në rritje progresive, që prej 5 javësh, janë dhe rastet aktive të cilat të hënën ishin në nivelin e 8433 të prekurve. Më shumë se gjysma e tyre (4449 raste aktive) janë rregjistruar në qarkun e Tiranës, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera janë poshtë kuotës së 1 mijë rasteve.

Për të dytën javë radhazi, numrii i viktimave erdhi duke u ulur. Në total gjatë javës së fundit u rregjistruan 31 vdekje, 4 më pak se një javë më parë. E hëna ishte dita me nivelin më të lartë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 7 humbje jete: tre qytetarë nga Tirana të moshave 53-79 vjeç, një qytetar nga Kruja 61 vjeç, një qytetare nga Saranda 70 vjeçe, një qytetare nga Fieri 71 vjeçe, dhe një qytetar nga Durrësi 74 vjeç.

Por situata në spitale, ndonëse vihet re një tendencë në rritje, ka qenë pak a shumë e njejtë. Sipas të dhënave të ministrisë, deri të hënën pasdite ishin të shtruar 172 pacientë. Në rritje të fortë, janë rastet e rënda, që përfundojnë në terapi intensive, që janë thuajse dyfishuar. Të hënën u njoftua për 29 pacientë në situatë kritike, nga 15 që ishin një javë më parë.

Ndërsa nuk ka shenja të një përmirësimi të gjendjes së pandemisë, ritmet e vaksinimit ranë sërish në gjysmën e parë të nëntorit. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, dëshmojnë se kanë marrë dozat e para ose të dyta mbi 62 mijë persona, ose një mesatare ditore prej 4439 dozash. Kjo shifër është 18.4 përqind më e ulët se ajo e muajit tetor, gjatë të cilët ritmet e vaksinimit ranë me 40 përqind. Pak më shumë se 1 milion e 47 mijë persona, ose 46.7 përqind e popullatës mbi 16 vjeç, kanë marrë të paktën një dozë. Prej tyre, mbi 924 mijë qytetarë, ose 41.2 përqind e popullatës 16+, i kanë marrë të dyja dozat. Ndërsa mbi 28 mijë persona kanë marrë dhe dozën e tretë përforcuese, e cila ka nisur të zbatohet që prej fillimit të nëntorit.
Etiketa: COVID-19koronavirusShqiperia

Të Lidhura

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Para
Rrahu barbarisht deri në vdekje 18-vjeçaren, ja çfarë kërkon Prokuroria për Dardan Krivaqën

Rrahu barbarisht deri në vdekje 18-vjeçaren, ja çfarë kërkon Prokuroria për Dardan Krivaqën

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com