Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 2.667 teste, ndërsa janë regjistruar 285 raste të reja me koronavirus.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar po ashtu 328 pacientë të shëruar. Në 24 orët e kaluara janë regjistruar pesë viktima. 2 persona të vdekur nga Shkupi (72 dhe 91) dhe Velesi (72 dhe 87) dhe një i vdekur nga Berova (79).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është 209.277, numri i të shëruarve është 193.400, numri i të vdekurve është 7.328, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.549.