Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i jep mandatin e deputetit Edmond Lekës, kryetarit të Partisë Socialiste në Vlorë.
Vendimi u mor me katër vota pro të anëtarëve të Komisionit, ndërsa tre përfaqësuesit e opozitës votuan kundër.
Edmond Leka bëhet kështu deputeti më i ri i Parlamentit të Shqipërisë pas heqjes së mandatit të deputetit Koço Kokëdhimës nga Gjykata Kushtetuese.