Rreth 3900 rrënjë bimësh narkotike kanabis sativa të mbelluar në dhjetë parcela, janë asgjësuar nga polica e Vlorës. Droga u gjet në fshatrat Vërmik, Vezhdanisht dhe Dukat i Ri.
Bimët narkotike ishin të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronarë, të ndara në 10 parcela, me lartësi deri në 25 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve