Pfizer thotë se ilaçi i saj kundër COVID-19 uli me 90 për qind shtrimet në spital dhe vdekjet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pfizer thotë se ilaçi i saj kundër COVID-19 uli me 90 për qind shtrimet në spital dhe vdekjet

19:03 | 05/11/2021
në Kryesore
0

Kompania Pfizer Inc. tha të premten se ilaçi i saj eksperimental antiviral për COVID-19 uli me gati 90% rastet e shtrimeve në spital dhe vdekjeve tek të rriturit me rrezikshmëri të lartë, ndërsa kjo kompani hyn në garë për të sjellë në tregun amerikan pilulën e parë të lehtë për t’u përdorur kundër koronavirusit.

Aktualisht të gjitha trajtimet e COVID-19 të përdorura në SHBA kërkojnë një serum ose injeksion. Ilaçi i konkurrentit Merck për COVID-19 është tashmë nën shqyrtim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) pasi tregoi rezultate fillestare pozitive dhe të enjten Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë që e miratoi atë.

Pfizer tha se do t’i kërkojë FDA-së dhe rregullatorëve ndërkombëtarë që të autorizojnë pilulën e saj sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ekspertë të pavarur rekomanduan që studimi i saj nga kompania të mos vazhdonte më, pasi rezultatet e saj ishin të qarta. FDA mund të marrë një vendim brenda disa javësh ose muajsh. Nëse e merr autorizimin, kompania do ta shesë ilaçin nën emrin Paxlovid.

Read more

Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira… –

Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë! –

BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën! –

Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë –

Studiuesit në mbarë botën janë në garë për të gjetur një ilaç kundër COVID-19 që mund të merret në shtëpi për të lehtësuar simptomat, për të shpejtuar shërimin dhe për të lehtësuar barrën e rëndë për spitalet dhe mjekët.

Pfizer publikoi të premten rezultatet paraprake të studimit të saj me 775 të rritur. Pacientët që morën ilaçin e kompanisë së bashku me një pilulë tjetër kundër virusit menjëherë pasi shfaqën simptomat e COVID-19, patën një reduktim prej 89% të shtrimeve në spital ose vdekjeve pas një muaji, krahasuar me pacientët që merrnin një pilulë të rreme. Më pak se 1% e pacientëve që morën ilaçin u shtruam në spital dhe askush nuk vdiq. Nga grupi tjetër, 7% u shtruan në spital dhe pati shtatë vdekje.

Pjesëmarrësit e studimit ishin të pavaksinuar, me COVID-19 me simptoma të lehta deri në mesatare dhe konsideroheshin shumë të rrezikuar për shtrimin në spital për shkak të problemeve shëndetësore si obeziteti, diabeti ose sëmundjet e zemrës. Trajtimi filloi brenda tre deri pesë ditësh nga simptomat fillestare dhe zgjati pesë ditë. Pacientët që morën ilaçin më herët treguan rezultate pak më të mira, duke nënvizuar nevojën për testim dhe trajtim të shpejtë.

Pfizer dha pak detaje mbi efektet anësore, por tha se nivelet e problemeve ishin të ngjashme në grupet e ndryshme, rreth 20%.

Një grup i pavarur ekspertësh mjekësorë që monitoronte studimin, rekomandoi ndërprerjen e tij, një procedurë standarde kur rezultatet paraprake tregojnë një efikasitet aq të qartë. Të dhënat nuk u janë nënshtruar ende shqyrtimit nga jashtë, një proces normal për verifikimin e kërkimeve të reja mjekësore.

Zyrtarët e lartë shëndetësorë të SHBA-së vazhdojnë të theksojnë se vaksinimi do të mbetet mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga infeksioni. Por në kushtet kur dhjetëra miliona të rritur ende të pavaksinuar – dhe të një numri edhe më të lartë në mbarë botën – trajtimet efektive dhe të lehta për t’u përdorur do të jenë kritike për të frenuar valët e ardhshme të infeksioneve.

Etiketa: COVID-19KoronavirusiPfizer

Të Lidhura

Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira… –

Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira… –

nga 27
22:53 | 12/04/2026
0

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas fitores së  opozitës në zgjedhjet e përgjithshme në Hungari. Në një mesazh...

Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë! –

Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë! –

nga 27
22:35 | 12/04/2026
0

Ervin Salianji ka reaguar pas fitores së zgjedhjeve të përgjithshme në Hungari nga partia e opozitës e udhëhequr nga Peter...

BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën! –

BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën! –

nga 27
22:23 | 12/04/2026
0

Humbja e kryeministrit hungarez Viktor Orbán është pritur me lehtësim dhe optimizëm të kujdesshëm në Bruksel, ku liderët e Bashkimit...

Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë –

Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë –

nga 27
22:15 | 12/04/2026
0

Në kuadër të javës së 31-të të Superiores, ditën e sotme u zhvilluan dy ndeshje vendimtare që ndryshuan renditjen përkohësisht....

Para
Shkarkohen nga detyra drejtorët e burgjeve të Beratit dhe Kavajës

Harta e re gjyqësore, ngrihen dy grupet e punës në KLGJ dhe Ministrinë e Drejtësisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira… –

Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira… –

22:53 | 12/04/2026
Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë! –

Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë! –

22:35 | 12/04/2026
BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën! –

BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën! –

22:23 | 12/04/2026
Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë –

Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë –

22:15 | 12/04/2026
Fund i një epoke në Hungari, Orban dorëzon pushtetin pas 16 vitesh –

Fund i një epoke në Hungari, Orban dorëzon pushtetin pas 16 vitesh –

21:57 | 12/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira… –
  • Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë! –
  • BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën! –
  • Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë –
  • Fund i një epoke në Hungari, Orban dorëzon pushtetin pas 16 vitesh –
  • Shkëlzen Mustafa zgjidhet përsëri kryetar i PD-së, dega 11, Laprakë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira… –
  • Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com