Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme,rreth orës 17:50,në kryqëzimin e rrugës së Laknasit,ku mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin E.K,30 vjeç është përplasur me motorrin tip “Papaq” pa targa.
Si pasojë e kësaj ngjarje kanë mbetur të aksidentuar drejtuesi i motorrit dhe pasagjeri,të cilët janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjeksore.
Ndërkohë,ende nuk ka informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbradhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.