Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut është shënuar një rritje e rasteve të reja me COVID. Nga 3029 testime të kryera në total, kanë rezultuar pozitivë 550 qytetarë.
Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup me 214 raste, Manastir 58, Kumanovë 30 etj.
Gjatë ditës së sotme është rritur ndjeshëm edhe numri i viktimave. Kanë ndërruar jetë 16 pacientë, 6 vetëm në Shkup, 3 në Kumanovë dhe nga 1 në qytete të ndryshme të vendit.