Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi pasditen e sotme se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar rritje e të prekurve nga covid-19 duke shkuar numri në 593 të infektuar.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se 415 qytetarë janë shëruar dhe 14 të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin.