Të gjitha në një dorë të vetme, Rama rikthehet në planin e Koço Kokëdhimës për ujësjellësin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të gjitha në një dorë të vetme, Rama rikthehet në planin e Koço Kokëdhimës për ujësjellësin

12:50 | 30/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Pesë vjet më parë kur Koço Kokëdhima bëri tentativat e para të krijimit të një konsorciumi me ndërmarrjet e ujësjellësave të bashkive të jugut, ku ai kishte një pushtet absolut me bekimin e Edi Ramës, socialistët në pushtetin lokal iu hodhën në fyt dhe nisi të farkëtohej një përplasje pa kthim që më pas dihet se si përfundoi. Propozimi i Kokëdhimës ishte për qëllime të pastra klienteliste dhe për të përqëndruar në një dorë fondet e ndërmarrjeve nga Fieri deri në Konispol.

Të njëjtin model synon sot të krijojë vetë Rama, por me dallimin që përqëndrimi i ndërmarrjeve të ujësjellësave në një shoqëri të vetme do të bëhet për të gjithë vendin. Pra, një shoqëri e vetme aksionere me tre drejtori rajonale. Pak a shumë si modeli i OSHEE. Rama mblodhi një ditë më parë kryetarët e bashkive dhe i telendisi në përpjekjen e tij të radhës për t’u shfajësuar pas 8 vitesh qeverisje për keqmenaxhimin e ujësjellësave.

Bëri dhe të paditurin dhe të habiturin e madh, se si këto ndërmarrje janë kthyer në çerdhe për punësimet nepotike të militantëve që mbushin sheshet apo dhe listat e patronazhistëve. Çfarë tha Rama për keqmenaxhimin e ndërmarrjeve të ujësjellësave janë të vërteta, por ai është po aq përgjegjës sa drejtorët e tij militantë për këtë gjendje.

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Zgjidhja që pritet të aplikohet sipas modelit të një shoqërie të vetme aksionere për të gjithë vendin, ngjan të jetë më shumë një centralizim fondesh e pushteti në një dorë sesa një opsion që mund të shpëtojë nga kolapsi 61 ndërmarrje ujësjellësi të Shqipërisë. Çfarë tentoi Koço Kokëdhima me konsorciumin e tij të famshëm për jugun, Edi Rama do ta bëjë për të gjithë vendin.

Në këtë mandat të tretë, pa nisur mirë akoma, Rama ka dhënë edhe dy prova të tjera të përqëndrimit të gjithçkaje në pak duar, si për të na treguar se grykësia në këtë mandat ka për të qenë akoma më e madhe. Krijoi Agjëncinë për Media dhe Informim duke centralizuar frikshëm informacionin qeveritar dhe duke përqëndruar në një dorë te vetme fondet e disa ministrive dhe ATSH-së. Po kështu miratoi dje krijimin e një tjetër agjencie të re, e cila do të menaxhojë gjithë donacionet dhe ndihmën e huaj.

Siç ka raportuar Lapsi.al pritet që ky institucion të drejtohet nga Ilir Beqja. Por më tepër se çështje emrash, këtu kemi të bëjmë me një filozofi të grumbullimit të gjithë pushtetit në fare pak njerëz. Edhe pse i ka praktikisht te gjitha pushtetet, në këtë mandat të tretë, Edi Rama, ka nisur një revansh të ri për të marrë gjithçka i duhet kastës apo klientelës së pushtetit të tij. Tani është radha e ujesjellësave. Me siguri që revanshi s’ka për t’u ndalur këtu. /Lapsi.al

Etiketa: edi ramaKoco KokedhimaplaniUjësjellësi

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
“Unë jam një refugjate”, Rita Orës i vendoset një pllakë në shenjë mirënjohjeje në shkollën e saj fillore në Londër

“Unë jam një refugjate”, Rita Orës i vendoset një pllakë në shenjë mirënjohjeje në shkollën e saj fillore në Londër

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com