Ish-zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj ka ndarë një lajm shqetësues. Në rrjetet sociale, Malaj bën me dije se në të gjithë vendin janë regjistruar për fizikë vetëm 14 studentë.
“Krizë totale në fushën e mësuesisë, sidomos në shkencat ekzakte,” shprehet ajo ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Leksioni i parë dhe lajmi i trishtë!
Lajmi i trishtë ishte sot se “14 studentë të regjistruar për fizikë, në të gjithë vendin”. Lajmi që të lë pa frymë: “Krizë totale në fushën e mësuesisë, sidomos në shkencat ekzakte”.
Kam shumë kohë qe e kam paralajmëruar, pasi e gjithë strategjia e ndjekur për fushën e përzgjedhjes nga studentët në mësuesi ishte tejet e gabuar që në kohën e zonjës Shahini. Pasi të dali në pension edhe ky brez i përkushtuar i mësuesve të fizikës do vij momenti, shumë shpejt kur nuk do të kemi as laboratore dhe mësues fizike.
Kjo nuk është këmbanë alarmi vetëm për fushën akademike apo Ministrinë e Arsimit, po në qasjen time kjo është alarmante për të gjithë ne, shoqërinë shqiptare dhe intelektualët e vendit.
Arsimi nuk është shpenzim për një qeveri, po investim! Drita e kuqe tashmë është ndezur! Nuk ka vend për të thëne unë e thashë dhe si Pons Pilati, po laj duart nga problemi, por mendoj se duhet të ndërgjegjësohemi e të lëvizim shumë shpejt, që orteku i cili po vjen, të parandalohet.
Së pari, Universitetet dhe Institucionet Akademike në vend, publike dhe jo publike, duhet të marrin masa dhe ta shohin të vêrtetën në sy.
Së dyti, institucioni i Ministrisë së Arsimit, duhet t’i bëj nje skaner situatës dhe të hartoj një plan veprimi që të dali nga kjo gjendje që po shkojnë degët e mësuesisë drejt rënies së lire!
Nese nuk do të kemi studentë që do refuzojnë të zgjedhin degën e mësuesisë, në të ardhmen, shumë shpejt, nuk do të kemi mësues të aftë, që nesër të kemi studentë kandidatë për të studiuar në fushat e ndryshme si mjekësia, informatika, fushat ekonomike dhe fushat e tjera.
Mendoj se duhet te jetë një çështje kombëtare dhe duhet të trajtohet si nevojë emergjente për brezat e ardhshëm. Është mundësia që të gjithë të kontribuojmë për të dalë nga kjo situatë tejet e vështirë në sektorinë e edukimit.
Shkollimi me cilësi është detyrim Kushtetues, ndaj duhet të shihet me prioritet. Besoj te më e mira, se jemi populli që investojmë(nga ana e prindërve) çdo gjë për mirëshkollimin e fëmijëve, ndaj duhet të veprohet shpejtë se nuk ka kohë.
Leksioni i dytë!
Sot ishte dita e parë e leksionit të parë në lëndën e Psikologjisë së Edukimit. Ishte emocion i veçantë, pasi pas dy vitesh filluan leksionet në auditor. Kursi është në vitin e dytë bachelor, në Psikologji. Ajo
që më emocionoi ishte se për herë të parë kishte me shumë djem sesa vajza. Dhe se pothuajse të gjithë djemtë e kishin fakultet të dytë. Kjo po
që ishte gjëja më e bukur që kam hasur gjatë këtyre viteve. Niveli i bashkëbisedimit nuk ishte horizontal, por kishe mundësi të dialogoje dhe të krijoje një horizont pritje dhe njohje shumë miqësorë.
Ishte një orë e hapur, orientuese, ku studentët u njohen me programin e lëndes, me silabuset, me kreditet dhe me të gjitha proceduarat që do të zhvillohen gjatë këtij semesri.
Pyetja që më beri të mendohesha gjatë është përse e keni zgjedhur ketë degë dhe përse te Mesdhetari ?
Përgjigjet që më thanë ishin mbresëlenëse. Po ajo që më goditi fort ishte rrëfimi i Kaltrës, vajzës së brishtë me një qartësi të madhe. Ajo rrëfeu sesi në moshën 16- vjeçare, fati jo i mirë bëri që ajo të pësoj një tragjedi të madhe. Mamaja i ndërron jetë dhe jeta për të sakaq u tjetërsua. Ra në depresion të thelle, aq të madh, saqë askush nuk e gëzonte. Jetonte sikur ishte në mes dy botëve, një reale, që thjesht hante me zor dhe në menyrë mekanike dhe tjetra virtuale, vetëm me kujtimet e nënës dhe objektet e saj. Situata u bë alarmante dhe babai, që është dhe heroi i saj dhe gjyshja, mbështetja më e fortë, vendosën ta çonin te psikologu. Teksa Kaltra rrëfen, ndjen se i mbushen sytë me lot, e mundohet ta përmbaj veten. Ne të gjithë ne auditor e dëgjojmë tërë sy e vesh dhe ndjekim me vëmendje çdo moment të rrëfimit të saj. Kaltra vazhdon të tregojë se ditët e para nuk kishte shumë ndryshim, po pas një muaji filloi përmirësimi dhe dalëngadalë çdo gjë filloi të kthehej në gjendje normale. Ky ishte momenti kur Kaltra tha: “Une do vazhdoj për psikologji që të ndihmojë njerëzit të dalin nga errësira ku hyjnë në situata të vështira që ua ofron jeta!”
Pasi mbaroi rrëfimin e falenderoj për mënyrën sesi e solli ngjarjen e rëndë, me të cilën është perballur në jetë dhe ju drejtova auditorit e u thashe kjo degë që keni zgjedhur kërkon shumë përkushtim, dashuri dhe shumë orë studimi, se nesër do të keni fatet e njerëzve ne dorë. Mos harroni se do vi nje ditë, shumë shpejt, që psikologu apo këshilluesi social
do të bëhet si mjeku i familjes, domosdoshmëri për të ndihmuar njerezit që të dalin nga buco nero (vrimat e zeza) kur bien në depresion apo nuk
përballen dot me realitetin.
Teksa kisha lënë auditorin dhe isha larguar nga Universiteti Mesdhetar , në vetdijen time ndjeva sesa misionare është detyra e pedagogut apo
mesuesit . Punon me njerëz , te cilet kanë histori të ndryshe dhe që t’i motivosh duhet t’i njohësh , t’i ofrosh dije duke mos i paragjykuar por duke i orjetuar drejt rrugês së dijes . Në fund edhe nëse të del ndonje pike loti kur të rrefejnë pjesë te dhimbshme të jetës , mos ki turp as droje , se para tyre behesh më njerëzore dhe sociale .
E rëndêsishme është ta duash punën që bënë !
Faleminderit Kaltra dhe ju studente ! E filluam vitin me këmbë të mbarë , duke lëmuar shpirtin
dhe mprehur mendjen !
Jam e bindur që do jemi nje skuadër avangard !
Sot ishte ditë mbresëlenëse ! Bekuar ju dhe prindërit tuaj !