Blinken e Borrel mbështesin integrimin: Ballkani i përket BE-së – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinken e Borrel mbështesin integrimin: Ballkani i përket BE-së

14:45 | 20/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të forcojnë më tej angazhimin e tyre për Ballkanin Perëndimor, në mbështetje të përparimit të rajonit drejt integrimit evropian, thuhet në një deklaratë të përbashkët të Uashingtonit dhe Brukselit, që pason takimin e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken me Përfaqësuesin e Lartë të BE për Politikën e Jashtme Josep Borrell.

Ballkani Perëndimor, thekson deklarata, i përket Bashkimit Evropian dhe bën thirrje që bisedimet e antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë pa vonesë.

Uashingtoni dhe Bruksli shprehin mbështetje të fortë për procesin e zgjerimit. Anëtarësimi në BE, një përparësi e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, thuhet më tej në deklaratë, do t’i ndihmojë këto vende të konsolidojnë institucionet demokratike, të mbrojnë të drejtat themelore dhe të zbatojnë shtetin ligjor.

Read more

“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –

Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin –

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK –

Je i çmendur, do të ishe në burg po të mos isha unë! –

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, thuhet në deklaratë, mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli si mekanizmin kryesor për të arritur një zgjidhje për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Uashingtoni dhe Brukseli u bëjnë thirrje Serbisë dhe Kosovës të shmangin tensionet, si ato që u vunë re kohët e fundit në veri të Kosovës, që rrezikojnë stabilitetin.

Deklarata shpreh mbështetje për angazhimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe dënon si të papranueshme dhunën ndaj civilëve, gazetarëve, policisë ose autoriteteve.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropan shprehin mbështetje të fortë për integritetin territorial të Bosnje Hercegovinës, për përpjekjet për reforma elektorale dhe kushtetore, si dhe për ruajtjen e funksionalitetit të institucioneve shtetërore në këtë vend.

Deklarata i bën thirrje forcave politike në Mal të Zi të bashkëpunojnë për të ruajtur orientimin strategjik të vendit duke pasqyruar dëshirat e popullit për të realizuar reformat e duhura, që shpresat për anëtarësim në BE të bëhen realitet./VOA

Etiketa: “Maqedonia e VeriutBashkimi EvropianShqiperiaShtetet e Bashkuara

Të Lidhura

“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –

“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –

nga 27
10:54 | 02/06/2026
0

Sot në orën 18:00 do të mbahet protesta e tretë në Tiranë, lidhur me çështjen e Zvërnecit. Një ditë më parë, mijëra...

Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin –

Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin –

nga 27
10:32 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e Konkursit Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, ku theksoi nevojën për...

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK –

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK –

nga 27
10:14 | 02/06/2026
0

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Prokurorinë e...

Je i çmendur, do të ishe në burg po të mos isha unë! –

nga 27
10:00 | 02/06/2026
0

Presidenti amerikan, Donald Trump sulmoi ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për përshkallëzimin e situatës në Liban nga Izraeli, në një...

Para
“Albania” dhe “Albania 2”/ Shqipëria, vendi i parë në rajon që do të çojë satelitë në orbitë

Rama zbulon datën: Ja kur lëshohet në hapësirë sateliti i parë (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –

“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –

10:54 | 02/06/2026
Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin –

Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin –

10:32 | 02/06/2026
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK –

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK –

10:14 | 02/06/2026

Je i çmendur, do të ishe në burg po të mos isha unë! –

10:00 | 02/06/2026
Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve –

Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve –

09:38 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • “Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –
  • Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin –
  • Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK –
  • Je i çmendur, do të ishe në burg po të mos isha unë! –
  • Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve –
  • Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –
  • Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com