PD: Kjo nuk është krizë energjitike, por krizë korrupsioni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Kjo nuk është krizë energjitike, por krizë korrupsioni

14:06 | 19/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Partia Demokratike deklaron se kjo që po kalon Shqipëria nuk është një krizë energjitike por një krizë korrupsioni, që sipas tyre përgjegjës kryesor është kryeministri Edi Rama për shkak të keqqeverisjes së tij.

Përmes një deklarate për mediat, deputetja e PD, Ina Zhupa u shpreh sot se socialisti Damian Gjiknuri është i përfshirë në aferën e gazit të Albetprolit me Mirel Mërtirin e inceneratorëve, ku sipas saj ka shkaktuar 230 mijë euro dëm ekonomik.

Deklarata e plotë:

Read more

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

Prej ditësh kryeministri flet për një krizë energjitike që ka goditur vendin tonë, sipas të cilës është shtyrë të marrë 200 milionë euro borxh për të mbushur gropat korruptive në llogaritë e KESH dhe OSHEE.

Këto ditë, Partia Demokratike ka treguar me fakte dhe prova se nuk jemi në një krizë të energjisë, por në një krizë korrupsioni, të cilën qeveria kërkon t’ia faturojë qytetarëve.

Kjo krizë korrupsioni u pasurua orët e fundit edhe me një investigim mediatik, i cili tregon se si sektori i energjisë është trajtuar si një plaçkë në shërbim të klientëve të qeverisë, në dëm të interesave të qytetarëve.

Një skemë korruptive për shitjen e 3 milionë metër kub gazi industrial nga vendburimet Cakran-Mollaj/Ballsh-Hekal, e cila ka në qendër ish-ministrin e Energjitikës Damian Gjiknuri, ish-drejtorin e Albpetrolit, Endri Puka dhe Mirel Mërtirin e afërave të inceneratorëve.

Në operacionin e zhvilluar në muajt gusht-tetor 2017, Mirel Mërtiri, nëpërmjet kompanisë CGC, i ka bërë Albpetrolit një ofertë të pakërkuar për blerjen e gazit.

Pas marrjes së ofertës, Endri Puka, kreu i Albetrolit, dhe Damian Gjiknuri, ministër i Energjitikës, kanë përzgjedhur një metodologji për shitjen e gazit industrial të ndryshme nga ajo e ERE-s, një metodologji që bazohej në bursën hollandeze dhe që shoqërohej me një koefiçent zbritës, në shërbim të Mirel Mërtirit, jo të interesave të kompanisë publike.

Sipas hulumtimit, edhe pasi kanë aplikuar një formulë të ndryshme nga ajo zyrtarja e ERE-s për llogaritjen e çmimit, treshja Gjknuri-Puka-Mërtiri, nuk e kanë respektuar atë formulë, pasi sipas kësaj formule, çmimi dilte me koston 25.33 lekë­/Nm³, ndërsa Mërtiri e siguroi blerjen e gazit me vlerën 15 lekë/Nm³.

Pra, falë bashkëpunimit mes Gjiknurit dhe Pukës, Mirel Mërtiri, dhe vëllain e tij, Ervin Mërtiri, që atë kohë ishte në krye të drejtorisë që mbulonte shitje e sasive të gazit për Albetrolin në drejtorinë e Tranagatit, e ka blerë gazin me një ulje prej 230 mijë e 913 euro nga çmimi që impononte formula e përdorur.

Kjo kontratë e lidhur në fshehtësi të plotë nga treshja Gjiknuri, Puka Mërtiri, rezulton e zhdukur nga protokolli i Albeptrol, nxjerr në pah se si nën drejtimin e Ramës dhe ministrave të tij, shteti është kthyer në një shtet privat që i shërben interesave të klientëve të pushtetit, në dëm të interesave të familjeve shqiptare.

Kjo kontratë korruptive, që prej vitesh i ka shpëtuar shqyrtimit të drejtësisë, meriton një hetim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës, pasi teksa Rama flet për krizë të energjisë, dëmet e bëra nga kjo bandë e babëzitur pikërisht në sektorin e energjisë, nuk mund të paguhen nga qytetarët, por duhet të paguhen nga përgjegjësit e krizës së korrupsionit.

Etiketa: ina zhupakorrupsionikriza energjitikeKryeministri Edi RamaPD

Të Lidhura

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

nga 27
18:33 | 03/02/2026
0

Në kushtet e dyshimeve mbi sasinë që do të eksportohej nga subjekti Sokolaj se përmban mbetje të rrezikshme, u urdhërua...

Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

nga 27
18:27 | 03/02/2026
0

“Ndryshimi është përgjegjësi”, kështu u shpreh Ervin Salianji, në takimin e zhvilluar në Fier me strukturat e Partisë Demokratike. Gjithashtu...

Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

nga 27
18:19 | 03/02/2026
0

Teksa ka mbajtur takimin e radhës në Fier, Ervin Salianji ka bërë edhe kritika ndaj lidershipit të opozitës, Sali Berisha,...

Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

nga 27
18:07 | 03/02/2026
0

Një i ri nga Kolonja, Ervis Gremi, mori pjesë në një takim me demokratët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të...

Para
Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për bashkëqeverisjen

Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për bashkëqeverisjen

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

18:33 | 03/02/2026
Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

18:27 | 03/02/2026
Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

18:19 | 03/02/2026
Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë

18:07 | 03/02/2026
Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim –

Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim –

17:23 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –
  • Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –
  • Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –
  • Zëri i të rinjve në Fier: Besojini Ervinit, është shpresa jonë
  • Dosja “KURUM”/ Arrestohet drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, në mes të 33 personave nën hetim –
  • Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston shqiptarin nga Laçi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –
  • Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com