Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një konferencë të organizuar nga OSBE për gazetarinë. Rama dukej se nuk ndihej i qetë në një konferencë të tillë, duke qenë se raporti i tij me median dhe gazetarët në veçanti gjatë qeverisjes së tij nuk ka qenë i mirë.
Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se liria e shprehjes është e garantuar, megjithatë gjeti një tjetër formë për të kritikuar median. Kreu i qeverisë ndalur tek liria e përhapjes së lajmeve, kryesisht në mediat online. Gjithashtu Rama pranoi se nuk është njeriu i duhur për të folur për median.
“Nuk jam saktësisht njeriu i duhur për tu ftuar për shkak të opinioneve të mia që ndryshojnë, jo për lirinë e medias, por mënyrën sesi në emër të kësaj lirie shumë gjëra që shkojnë kundër këtij koncepti ndodhin.
I referohem përhapjes në internet të lajmeve të rreme, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë dhe kundër të drejtave të njerëzve të tjerë, kundër logjikës, kur vjen fjala për gazetarinë. Kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës.
Të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëjetuese, e bëjnë shumë të vështirë dallimin mes tyre. Nuk mendoj se mënyra më e mirë është të mbash frikën, duhet të bëjmë durim me këto sasi gënjeshtrash, akuzash dhe shantazhesh që janë kthyer në rrezik”, tha Rama.
Shtëpitë e Kranes rrezikojnë të shemben, Romeo i Finiqit bën pazarin e 84 MLN lekëve
Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bën pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu...