Rama shpreh sërish zhgënjimin me BE: Ne jemi si afganët, por të Evropës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama shpreh sërish zhgënjimin me BE: Ne jemi si afganët, por të Evropës

20:10 | 07/10/2021
në Kryesore, Uncategorized
0

“Ne jemi si afganët, por afganët e Evropës”. Kështu ka thënë kryeministri Edi Rama për Jan Puhl, në një intervistë për gazetën e njohur gjermane ”Der Spiegel”, teksa flet për strehimin e qindra refugjatëve nga Afganistani.

Edhe këtë herë kryeministri ka përsëritur zhgënjimin nga Bashkimi Evropian dhe për faktin që mungesa e Merkelit do të ndihet së tepërmi, pasi ajo kishte një vizion për Ballkanin.

“Tani ka rreth 1 000 afganë dhe amerikanët po sjellin akoma. Ne mund të marrim deri në 4 000. Këta njerëz ishin përballë talebanëve dhe u shërbyen trupave të NATO-s, për shembull si përkthyes. Ne nuk duhet t’i zhgënjejmë. Ata do të qëndrojnë derisa të marrin viza për në SHBA. Procedurat do të marrin shumë kohë,” është shprehur Rama.

Read more

Aksident te “Rruga e Elbasanit”, makina përplaset me motorin dhe plagos drejtuesin –

Një miku im 95 vjeç po e drejton me sukses qeverinë –

Ngjarje tragjike në Durrës, dy persona i kanë dhënë fund jetës brenda pak orëve –

Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane –

“Fillimisht u futëm nga organizatat joqeveritare për t’u dhënë ndihmën afganëve. Ne thamë menjëherë ”po” sa na u kërkua nga qeveria amerikane. Ata ishin nën presion sepse kishte vetëm disa vende që donin të merrnin refugjatë,” shton ai.

Pse Shqipëria ra dakord? “Ne nuk mund të kishim refuzuar! Kodi i nderit i shqiptarit vjen që nga Mesjeta. Mikpritja luan një rol qendror dhe kjo është e vërtetë edhe sot. ”Shtëpia juaj i përket Zotit dhe mikut”, thotë ky kod nderi. Kjo nuk është vetëm për atë mik që ju ftoni, për të të gjithë ata që ju trokasin në derë. Tradicionalisht për ne e pamundur të refuzosh ndokënd. Kjo është edhe arsyeja pse Shqipëria ishte vendi i vetëm pas Luftës së Dytë Botërore që kishte më shumë hebrenj se para fillimit të saj.”

Shqipëria synon prej kohësh që të anëtarësohet në BE, por pa shënuar progres në këtë. A jeni të zhgënjyer?

“Nuk jemi të zhgënjyer, por jemi bërë më realistë. Ne e kemi idealizuar BE-në, ne vazhdojmë të jemi një ndër vendet më pro europiane në kontinent. Por, sot e dimë më mirë se si funksionon BE-ja. Ne mësojmë nga Europa si të ndërtojmë një shtet transparent dhe demokratik. Europa zotëron dijen dhe na e siguron këtë. Edhe kjo është një vlerë në vetvete. Anëtarësimi të ndodhë kur të ndodhë. Është krejt e qartë për mua: ne ishim të fundit që hoqëm dorë nga ide e komunizmit dhe do të jemi po të fundit që do të heqim dorë nga ideja e Evropës. Dikush mund të vërë në dyshim Vatikanin, por jo Zotin. Ideja e një Evrope të bashkuar është Zoti.”

A do t’ju mungojë Angela Merkel, e cila ka qenë gjithmonë e interesuar për Ballkanin? Presidenti francez, Emmanuel Macron, për shembull, madje i bllokoi bisedimet e anëtarësimit me shtetet e Ballkanit.

Emmanuel Macron është shumë herë më i ndershëm sesa shumë politikanë të tjerë, të cilët fshihen pas premtimesh të bukura. Ishte Merkel ajo që i shpëtoi nderin kontinentit në atë kohë. Evropa do ta kishte humbur shkëlqimin e moralit të saj, nëse do të na kishte mbyllur kufijtë. Merkel do të na mungojë së tepërmi, pasi ajo kishte një vizion për Ballkanin.

 

 

 

Etiketa: edi rama

Të Lidhura

Duhet t’a nisim nga vetja –

Aksident te “Rruga e Elbasanit”, makina përplaset me motorin dhe plagos drejtuesin –

nga 27
13:54 | 25/05/2026
0

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hëne te “Rruga e Elbasanit”, në Tiranë. Një automjet ka përplasur në...

Një miku im 95 vjeç po e drejton me sukses qeverinë –

Një miku im 95 vjeç po e drejton me sukses qeverinë –

nga 27
13:38 | 25/05/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjes nëse do të jetë kandidat për kryeministër në 2029 dhe la...

Makina kthehet përmbys, shoferi dhe pasagjerët përfundojnë në spital –

Ngjarje tragjike në Durrës, dy persona i kanë dhënë fund jetës brenda pak orëve –

nga 27
13:34 | 25/05/2026
0

Dy ngjarje të rënda janë shënuar këtë të hënë në qytetin e Durrësit, ku dy persona kanë humbur jetën pasi...

Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane –

Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane –

nga 27
13:24 | 25/05/2026
0

Një nga çështjet më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të drogës në SHBA ka nxjerrë në pah jo vetëm rolin...

Para
Zjarr në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, arrestohen rojet

Banesa në Gjirokastër përfshihet nga flakët, rrezikohen shtëpitë e tjera rreth saj

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Duhet t’a nisim nga vetja –

Aksident te “Rruga e Elbasanit”, makina përplaset me motorin dhe plagos drejtuesin –

13:54 | 25/05/2026
Një miku im 95 vjeç po e drejton me sukses qeverinë –

Një miku im 95 vjeç po e drejton me sukses qeverinë –

13:38 | 25/05/2026
Makina kthehet përmbys, shoferi dhe pasagjerët përfundojnë në spital –

Ngjarje tragjike në Durrës, dy persona i kanë dhënë fund jetës brenda pak orëve –

13:34 | 25/05/2026
Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane –

Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane –

13:24 | 25/05/2026
Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës –

Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës –

13:02 | 25/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident te “Rruga e Elbasanit”, makina përplaset me motorin dhe plagos drejtuesin –
  • Një miku im 95 vjeç po e drejton me sukses qeverinë –
  • Ngjarje tragjike në Durrës, dy persona i kanë dhënë fund jetës brenda pak orëve –
  • Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane –
  • Media po na censuron! Po i monitorojmë për të rrëzuar shpifjen e Ramës –
  • Shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, policia hyn me dhunë në selinë e partisë opozitare në Ankara –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident te “Rruga e Elbasanit”, makina përplaset me motorin dhe plagos drejtuesin –
  • Një miku im 95 vjeç po e drejton me sukses qeverinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com