Kush ia nxori sytë Simonidës? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush ia nxori sytë Simonidës?

06:50 | 05/10/2021
në Kryesore
0

shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Hovi i ekspansionizmit serb, i nxitur nga miti i Kosovës, përfundimisht u ndal nga lufta e armatosur e shqiptarëve dhe ndërhyrja ushtarake perëndimore kundër makinerisë shfarosëse ushtarake serbe. Mirëpo, është për të ardhur keq se edhe sot e kësaj dite politika e Serbisë, kisha ortodokse serbe, fatkeqësisht edhe pjesa më e madhe e kombit serb, ndaj Kosovës si shtet, nuk po mund të çlirohen nga fryma ekspansioniste e mitit të Kosovës. Ky mit po vazhdon ende ta mbajë peng Serbinë dhe të ngadalësojë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Graçanica e tashme gjendet në themelet e një kisheje më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e ipeshkvisë së Lipjanit. Kisha e Graçanicës (objekti më i vjetër i konstatuar) është themeli i bazilikës tri pjesësh të Bizantit të hershëm. Siç shkruan edhe akademiku Mark Krasniqi në librin “Rrënjët tona etnike”, Prishtinë, 2002 f. 219-220 Graçanica, Patrikana e Pejës, Levishka në Prizren e e kështu me radhë janë ndërtuar në kohën e sundimit bizantin para ardhjes së serbëve.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

T’i kthehemi të kaluarës, në vitin 1899, kur u hap konsullata serbe në Vilajetin e Kosovës në Prishtinë. Ta mendojmë mirë që pas 20 vjetësh do të mbahej Konferenca e Londrës; këtë e dinin serbët, po këtë e dinin edhe turqit osmanë. Sa ishin shqiptarët të njoftuar me atë se çka do të ndodhte me ne?
Ishin, po si jo, por jo të pagatitur në mënyrë diplomatike. E vetmja përkrahje ishte Austro-Hungaria.

Qëllimi i hapjes kësaj konsullate ishte përgatitja e Evropës me shpifjet më të tmerrshme për shqiptarët. Kur flitet nga vendi i “ngjarjes” është më e besueshme. Konsullata e Prishtinës e mbulonte një territor më të gjerë se sa Kosova dhe Metohija. Qendra e pushtetit otoman për Vilajetin e Kosovës ishte në Shkup. Për çudi, Perandoria otomane iu mundësoi serbëve që me konsullatën e Prishtinës të mbulohej Kosova, Sanxhaku dhe krahina e Rashkës.

Hapja e konsullatës në Prishtinë (1889) e shënoi fillimin zyrtar te pranisë së Serbisë në Kosovë, megjithëse
“jeta e serbëve nuk u përmirësua aspak” shkruan historia serbe.

Sipas shtypit serb, për konsuj ishin zgjedhur njerëzit më të zgjuar të Serbisë e ndër ta ishte edhe intelektuali Milan Rakiç (si konsull 1909-1911).

E rëndësishme është për njoftim të lexuesve që në Manastirin e Graçanicës është edhe Afreska e Simonidës (gruaja e pestë e  Kryepeshkopit Milutin Nemanjes); afreskë të cilën me urdhrin e Milutinit u vizatua në vitin 1310. Afreska që nga  vitin 1321 ishte dëmtuar (hekja e syve të Simonidës). Por, Milan Rakiçi gjatë kohës sa ishte diplomat e shkroi vjershën “Simonida” (me nëntitull “Afreska e Graçanicës”), e cila në përkthim të lirë nga Mark Krasniqi (Gjurmë e gjurmime, f.157)  tingëllon kështu:

“T`i nxorën sytë e bukura pikturë!
Një natë shqiptari, i mbrojtur nga terri
Në kishën e vjetër aty mbi mur
Me majë të thikës të dy sytë t’i their”

“Poezia e Rakiçit, deri më tani është botuar dhe ribotuar me mijëra herë në forma të ndryshme”,- shkruan Mark Krasniqi në librin e tij “Gjurmë e gjurmime” (1979, Prishtinë), madje edhe në në libra leximi, në lekturën shkollore, në antologji e të tjerë. E tërë kjo me qëllim të paraqitjes së shqiptarëve ashtu si donin serbët përballë botës.

Madje, edhe sot e kësaj dite shumë turistë që e vizitojnë manastirin e Graçanicës, me dëshirë të madhe e presin ta shohin Simonidën pa sy, sepse ata qysh në bankat shkollore e kanë mësuar këtë “krim” të shqiptarëve.
Po sot, në këtë kohë të përgjumjes se madhe të shqiptarëve, çka flitet për Simonidën, bukurinë e gjymtuar nga shqiptarët? Me çfarë bindje largohen turistët e huaj (të botës) që domosdoshmërisht e vizitojnë Graçanicën. Eh, e dimë shumë mirë ndjeshmërinë e tyre ndaj këtyre “krimeve”.

I vetmi që e ka nxjerrë para botës të vërtetën për sytë e Simonidës ishte Akademiku Mark Krasniqi, i cili që në vitin 1979 e botoi librin “Gjurmë e gjurmime” dhe e dha të vërtetën duke përgënjeshtruar mashtrimin serb të Milan Rakiçit.
“T’i nxorën sytë e bukura pikturë!
Një natë shqiptari, i mbrojtur nga terri…” e tmerrshme, si rrenë e lëre më t’ishte e vërtetë.

Konstanitin Jireçek (Istorija srbe I. Beograd 1952, 190 -194) shkruan: “Kryepeshkopi Milutin i kishte nxjerrë sytë djalit të Stefanit për së gjalli, pa kurrfarë procedure gjyqësore”.
Milorad Jankoviç (revista Feljton, Beograd 1960) shkruan: “Luginës së Lepencit, nga Nerodimja, u nis Simonida me disa njerëz për në Shkup e pastaj në Selanik. Kjo nuk ishte një largim i zakonshëm, por një ikje nga hakmarrësit, hakmarrjen e të cilëve nuk e kishte merituar”.

Ishte viti 1321, kur vdiq Milutini, Simonida e gjeti rastin të ikë nga skëterra martesore. Por, megjithatë ata u hakmorën.  Afreska në Graçanicë, e bukur, ashtu siç ka qenë edhe Simonida; e qetë, e palëvizshme i priti të ramët e thikave e të hanxharëve, që e kishin për cak sytë e bukur të saj”.

Sipas Mark Krasniqit,  serbët vetë të ndikuar nga bestytnitë për të shëruar sytë e sëmurë, filluan gërryerjet e mëtutjeshme të gropëzave të harasanit nga merrej material nga sytë e Simonidës. Këtë e vërteton edhe gazeta “Politika” e Beogradit e datës 30.03.1976.

Mark Krasniqi i sjell edhe dy shkrime të Milivoje Peroviçit (Politika, Beograd 1962) dhe Zhivko Miliçit “Smeh I suze Graqanice” (Jedinstvo, Prishtinë, 19.05. 1955), ku vërtetohet se besimtarët e bënin këtë gërryerje në vazhdimësi. Pra, deri në vitet ‘70. (5 Maj, 2016)

Po, sot? Kush po ia nxjerë sytë Simonidës?

Etiketa: "Gjurmë e gjurmime"Afreska e SimonidësFahri XharraGjakovëGraçanicaKush ia nxori sytë Simonidës?Manastiri i GraçanicësMark KrasniqiMilutin NemanjaSimonida

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Kriza e pandemisë nxori të papunë 43 mijë persona më 2020, sipas INSTAT

Pademia rriti ndjeshëm shpenzimet për shëndetin me 28%; Më shumë dhe për ushqime, ulet argëtimi

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com