DW: Von der Leyen në Ballkan nën hijen e konfliktit Kosovë-Serbi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Von der Leyen në Ballkan nën hijen e konfliktit Kosovë-Serbi

14:12 | 29/09/2021
në Bota, Kryesore
0

Ursula von der Leyen vazhdon turin e saj në Ballkan, pas qëndrimeve në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, ajo qëndron të mërkurën në Kosovë e Beograd. Vizita e saj kryhet para samitit BE-Ballkan Perëndimor në Slloveni.

Në sfondin e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit, presidentja e Komisionit Europian, (KE), Ursula von der Leyen, po zhvillon turin e saj ballkanik. Ajo u shpreh me shqetësim mbi tensionet aktuale dhe bëri thirrje për dialog dhe zgjidhjen e problemeve në tryeza negociatash. Von der Leyen qëndron të mërkurën në Kosovë dhe Beograd. Ajo takohet në Prishtinë me kryeministrin, Albin Kurti dhe në Beograd me presidentin, Aleksandar Vuçiç.

Presidentja e KE e cilësoi “shumë shqetësuese” situatën në veri të Kosovës. “Rritja e tensioneve Kosovë – Serbi është shqetësuese. Është thelbësore të ulen tensionet dhe t‘i rikthehen dialogut”, theksoi ajo në konferencën e shtypit në vizitën e saj disaorëshe në Tiranë të martën (28.09). Kurse pas takimit me kreun e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Shkup ajo u shpreh se “tani ka rëndësi çtensionimi”.

Read more

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Ursula von der Leyen kujtoi historikun e themelimit të BE si model për Ballkanin. “Edhe BE u ndërtua në bazën e dialogut në fillimet e veta dhe më pas u bazua në zhvillimin ekonomik. Kjo solli mirëkuptim nga të gjitha palët dhe më pas pajtim. Ky është një proces i gjatë, që sjell një të ardhme me paqe dhe begati. Këtë dëshirojmë që të arrijmë”, tha von der Leyen. Mbi konfliktin aktual Kosovë-Serbi u shpreh në konferencën për shtyp me presidenten e KE në Tiranë edhe kryeministri Rama. „Paqja e shumëkërkuar është e papërfunduar pa zgjidhur njëherë e mirë ꞔështjen e njohjes së Kosovës. „Kjo kërkon durim, dialog dhe krijim të besimit reciprok mes palëve” theksoi ai.

Procesi i Berlinit – rol thelbësor

Turi ballkanik i presidentes së Komisionit Europian zhvillohet në prag të samitit BE-BP, që pritet të zhvillohet në 6 tetor në Slloveni, ku synohet të merren vendime të rëndësishme në lidhje me Procesin e Berlinit. Për von der Leyen Procesi i Berlinit ka rol thelbësor në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal dhe krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal. “Nëse shohim ecurinë ekonomike, thellimin e marrëdhënieve dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, është Procesi i Berlinit kuadri që ne po përdorim dhe që shtyn përpara procesin e integrimit, ku 6 vendet e BP dhe ekonomitë e tyre përfitojnë,” tha ajo në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.

Ursula von der Leyen i dha një mesazh të fortë Shqipërisë dhe rajonit të martën lidhur me zotimin e Bashkimit Europian ndaj procesit të hyrjes në BE, ku rol kyꞔ luan shpejtësia e Procesit të Berlinit, (PB). “E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Shqipëria i ka kryer detyrat. Jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë. I kemi borxh rinisë shqiptare që beson tek e ardhmja europiane. Sa më i shpejtë Procesi i Berlinit, aqë më i shpejtë edhe integrimi në BE. Jap mbështetje të plotë për negociatat sa më shpejt”, tha ajo në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama të martën.

Presidentja e KE, tha se objektiv i saj është që “deri në fund të këtij viti të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare” e vendeve të BE, që hap ditën e gjelbër për fillimin e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Ne (KE) kemi punuar fort për çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare. Do të bëjmë gjithçka për të kapërcyer pengesat. Shpresoj shumë që të fillojmë me konferencën e parë ndërqeveritare në fund të këtij viti”, tha Von der Leyen.

“Procesi i Berlinit” dhe nisma “Ballkani i Hapur”

Në kontekstin e rëndësisë së Procesit të Berlinit në përgatitjen e rajonit për të hyrë në BE, Presidentja e KE, u shpreh në Shqipëri edhe lidhur me nismën “Ballkani i hapur”, pas pyetjes nga mediat në konferencën e shtypit .”Çfarëdo lloj iniciative, që është brendapërbrenda Procesit të Berlinit apo që sjell bashkëpunimin, mirëpritet prej nesh. Ne nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët, por të shikojmë kontekstin, i cili propozohet, pra, të jetë një proces i hapur, gjithëpërfshirës, i cili i shtyn të gjithë të ecin përpara, i fton të gjithë që të jenë pjesë dhe thellon dhe marrëdhëniet ndërmjet vendeve dhe bashkëpunimin ndërmjet ekonomive të ndryshme të rajonit, që të ketë një integrim të thellë të tyre, sepse kjo në vetvete është pjesë e procesit. Këto iniciativa duhet të jenë gjithëpërfshirëse që të respektojnë objektivin e përbashkët të këtij integrimi gjithnjë e më të fortë të tregut rajonal. Këto iniciativa do të mirëpriten si të tilla, ato duhet të jenë vizionare për të ardhmen, duhet të respektojnë objektivat e përbashkëta dhe kështu do të kenë dhe mbështetjen time të plotë,” tha von der Leyen.

Kryeministri Rama në Tiranë e mbrojti sërish në konferencën e shtypit me Ursula von der Leyen nismën “Open Balkans”, kur tha se “ky proces nuk është një proces i dytë që konkurron me të parin apo aq më pak që bie ndesh me të parin. I vetmi ndryshim është që Procesin e Berlinit e udhëheqin miqtë dhe partnerët tanë që kanë një mijë hallë të tjera dhe nuk zgjohen me mendimin sesi po ecën procesi”, tha kryeministri Rama. Ai theksoi se nisma/projekti në fjalë “është vendosur dhe “Ballkani i Hapur” do të realizohet.

BE: 600 euro shtesë për Shqipërinë brenda 2021

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen theksoi edhe njëherë mbështetjen e BE për Ballkanin Perëndimor. Me shifra konkrete në Tiranë ajo theksoi mbështetjen që jep BE. BE i ka dhënë Shqipërisë 230 milionë euro grante dhe financime për rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid -19, tha von der Leyen. Por kjo është një rimëkëmbje “që do të zgjasë me vite, solide pasi qytetarët e Shqipërisë dhe sidomos rinia meritojnë një të ardhme të gjelbër dhe më dixhitale. Ata kanë nevojë për vende pune, që janë të mirëpaguara. Ky është në fakt Plani ynë Ekonomik dhe i Investimeve për BP.” Por sipas presidentes së Komisionit Europian, e rëndësishme është “që ju vetë keni bërë propozime për projekte cilësore, solide, të forta që së bashku të sjellim edhe 20 miliardë euro të tjera investime. Deri tani kemi sjellë 500 milionë euro dhe do të propozojnmë një shtesë prej 600 milionë eurosh të tjera për këtë vit,” tha ajo./DW

Etiketa: BeogradkosoveProcesi i BerlinitTuri ballkanik i presidentes së Komisionit Europian

Të Lidhura

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

nga 27
23:03 | 03/06/2026
0

Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës,...

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

nga 27
22:43 | 03/06/2026
0

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, jo vetëm për paraqitjen në fushë, por...

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

nga 27
22:19 | 03/06/2026
0

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1...

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

nga 27
21:07 | 03/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës...

Para
Shqiptari nga Peshkopia gjendet i vdekur brenda një furgoni në Maqedoni

Vritet polici në Maqedoninë e Veriut, u qëllua me thikë në gjoks, arrestohet një grua

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

23:03 | 03/06/2026
Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

22:43 | 03/06/2026
Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

22:19 | 03/06/2026
Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 | 03/06/2026
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

20:39 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –
  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com