Policia bën bilancin e 100 ditëshit, pritet rokadë shefash

Lexo edhe

Kryeministri Edi Rama në nisje të sezonit veror, vendosi një afat 100 ditor për performancën e drejtuesve të lartë të policisë, duke theksuar se duhet të ulet kriminaliteti dhe sjellja me qytetarët të jetë e një niveli të lartë.

Kur ky afat është drejt fundit, duket se po regjistrohen dhe rezultatet e para. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka kërkuar nga drejtuesit e qarqeve një raport, lidhur me performancën e shefave të komisariateve. Nëse do të kenë pasur rezultat të dobët, jo vetëm gjatë kësaj periudhe 100 ditore, por edhe më herët, pritet të ketë dhe zëvendësime.

Raportohet gjithashtu se do të vlerësohet dhe performanca sa i përket dhunës në familje, pasi siç kemi raportuar më herët, javët e fundit janë shënuar tre viktima nga kjo kategori.

Sakaq, pas vlerësimeve të shefave të komisariateve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë lëvizje dhe nga radhët e drejtuesve të qarqeve të policisë.

Të Lidhura

Para