shkruan Fahri Xharra
Garat me pëllumba janë një traditë e jona mijëra vjeçare. Që pëllumbat garues të ngjiten lartë në qiell (800-1500m) duhen patur kushtet klimatike që e mundësojnë atë flturim të lartë, temperatura e ajrit ndërmjet 18 dhe 20 shkallë, erërat e lehta veri-perëndimore. Pëllumbi garues duhet ta mbërrijë lartësinë brenda 30 minutash dhe atje lartë në qiell i tregon aftësitë e tij të fluturimit dhe lazdrimit me qëndrim deri në 5 orë.
Edhe për të prekur tokën nga ajo lartësi, varet prej guximit dhe krenarisë së pëllumbit, kjo zbritje plot sharm zgjat nga 15 minuta e deri në dy orë. Sa është i vjetër pëllumbi në anët tona, këtë nuk mund ta thotë askush. Janë mijëra vjeçarët në pyetje.
Por, pse pëllumbi i ynë nga romakët u quajt Columba illyrica – pëllumbi ilir? Ai sigurisht e kishte ndonjë veti, pamje apo aftësi më shumë se të tjerët.
“Shteti Ilirik shtrihej nga Adriatiku në perëndim e në veri e përfishtinte Slloveninë dhe Kroacinë e sotme, në lindje deri te lumi Danub në jug Kosova dhe Shqipëria. Ilirët e sollën me vete racën e vjetër babilonase të pëllumbave. Pëllumbi shihej si shpezë e shenjtë, sepse disa prej tyre fluturonin lart në qiell dhe priftërinjtë e kohës mendonin që pëllumbat janë në kontakt të vazhdueshëm me zotërat dhe të tillët janë kumtues dhe sjellin edhe kumte” (Joca Naumoviç, Serbian Highflyers).
“Kur sllavët erdhën këndej pari pas shekullit VI e panë dhe e takuan për herë të parë pëllumbin e shenjtë me puplat e tija plotë shkëlqim dhe vijëzëllimë” (Joca Naumoviç).
Dhe si zakonisht serbët të aftë për përvetësim e quajtën Pëllumbi Arkangjel, ku pas shekujve të XIII dhe XIV pëllumbi ilirik rritej në manastiret “serbe”. Gjoja se sipas historiografëve serbë, edhe kur paskan pas “ikur” serbët nga turqit (pas 1389) e paskan pasë marrë me vete edhe këtë shpezë të bekuar.
Lexoni me vëmendje, fjalët e mëposhtme:
Arkeologu anglez A.J.Evans, e kishte vizituar Pejën në vitin 1884. Ai i kishte vërejtur sistemet e ujitjes në këto anë që i ngjanin atyre të gjetura në Babiloni. Ai shkruan që në Kosovë ju mund të gjeni delen ilirike, buallicat, gomerët, si dhe kuajt e vegjël. Ai i thoshte një miku të tij serb adhurues i pëllumbave nga Beogradi (Djoka Djordjeviç):
“Nëse e kërkoni paraardhësin e pëllumbave tuaj, atëherë pëllumbat e shenjtë që nga koha e ilirëve mund t’i gjeni ende në qytetin e Pejës (viti 1884 pra)”.
Kultura e Vinçës ngërthen në vete të kaluarën tonë pellazge dhe pellazge-ilire. Në vendin e quajtur Vuqjedol është gjetur një shembull i shkëlqyer i frymëzimit artistik dhe simbol fetar i kuturës dhe qytetërimit të hershëm pellazg (europian) – pëllumbi i Vuqjedolit. Ky pëllumb i lartë 53 cm është i bërë nga balta e pjekur. Në qafë i ka të gdhendura tri simbole të dyfishta të një sopateje; modelet jo të zakonshme i mbulojnë krihet dhe gjoksin, kurse kreshtat e larta ia zbukurojnë kokën shenjat e gdhendura pikërisht në krihë dhe pikat e gjoksit dëshmojnë për një racë vendore të pëllumbit 4500 vjet më parë.
Ngritja dhe kultivimi i pëllumbave (me këtë gjetje dëshmon kohën shumë më të largët të lashtësisë) dhe ky është pëllumbi më i vjetër që është zbuluar ndonjëherë në Europë.
Ngrihen shumë pyetje me këtë zbulim: a ka ndonjë lidhshmëri me gjetjet e pëllumbave të shpellave? A ka ndonjë lidhje me pëllumbat sumerian të Babilonisë e që mendohet të jenë stër-stërgjyshi i pëllumbit ilir? Por, matjet dhe krahasimet tregojnë se ngjashmëria është shumë e madhe për shumë specialistë, ky zbulim i pëllumbit të famshëm të Vuqjedolit në fakt tregon se është një thëllënzë (simboli Hephaestus), simbol i cili lidhet me kohën në metalurgjinë e kohës, e që është një epokë e lavdishme e kuturës së Vinçës. Ilrëve iu kisha mbetur shumë “borgj” sikur edhe në këtë rast nuk e kisha përmendur birrën Ilire “Sabaja”.
Por, ç’ka lidhje birra me pëllumbin? Shumë madje. Columba Illyrica dhe Birra “Sabaja”, dy detale të vogla që kanë lënë gjurmë në të kaluarën tonë antike të harruar.
Po sistemi i ujitjes ne rrethin e Pejës i ngjajshëm me atë të Babilonisë? (para Babilonisë është Vinça fxh)
E kemi ditur që ilirët ishin të njohur edhe për birrën e tyre “Sabaja”? Hocataeusi, një historian grek, i cili shkrunte që në shekullin V para Krishtit, kishte cekur se pajonët, banorët e vjetër të Maqedonisë së Aleksandrit të Madh e pinin një pije të bërë nga elbi, kurse një tjetër historian Hellanleus (466 para Krishtit) flet për disa njerëz që e pinin një birrë të bërë nga rrënjët. Aristoteli shkruante se birra me emrin “Piuon” kishin dhimbje kreje dhe fytyrat e tyre rrinin të varura. (The Montreal Daily Herald 1892)
Pra, ilirët e lashtë e prodhonin dhe pinin birrën nga elbi. Por, me ardhjen e romakëve birra konsiderohet si një pije e klasit të ulët, pije barbarësh (ilirët, barbarë?). Birra e lashtë ishte një lëng elbi me origjinë nga Iliria dhe që sabaja dhe sabaium ishte fjalë ilire e kohës (H. Krahe, Die schprache der Illyrer, Wiesbaden 1955), kurse sabaiarius mund të quheshin fermentuesit e birrës së elbit. Romakët ishin të mësuar me verën ilire me mjaltë dhe kur e pushtuan Ilirinë, birrën “Sabaia” e quajtën pije barbare.
Pra, gëzuar me një gotë birrë “Sabaia”, duke i pritur pëllumbat ilirik të zbresin nga qielli!